Shqipëria, më 10 qershor miqësore me Gjeorgjinë
Pas dështimit në eliminatoret e Botërorit 2010, drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit po punojnë që të shfrytëzojnë të gjitha datat e lira të FIFA-s, për t‘i siguruar Kombëtares takime miqësore. Pas përfaqësueses skoceze, përballja me të cilët do të zhvillohet në fillim të tetorit, institucioni që drejton sportin më popullor në vend ka konfirmuar edhe një tjetër ndeshje. Ajo do të luhet më 10 qershor, vetëm katër ditë pas sfidës në Grupin 1 me Portugalinë dhe si kundërshtar në "Qemal Stafa" zbret Gjeorgjia. Fakti interesant është se kjo do të jetë një sfidë e dyfishtë për kuqezinjtë, pasi përveç kombëtareve "A" luajnë edhe ekipet Shpresa. "Duke qenë se në qershor luajmë vetëm me portugezët, që vijnë në Tiranë në datën 6, kemi një datë të lirë, në të cilën mund të zhvillojmë miqësore", bëri të ditur shefi i marrëdhënieve me shtypin në FSHF, Tritan Kokona. "Pas bisedimeve me federata të ndryshme evropiane, arritëm marrëveshjen me Gjeorgjinë, e cila ishte e lirë në datën 10. Por, më e rëndësishmja është se nuk do të ndeshen vetëm kombëtaret ‘A‘, por edhe ato të 21-vjeçarëve. Kjo është mjaft pozitive për Shpresat e drejtuara nga Artan Bushati, të cilët do të kenë mundësi të testohen gjatë eliminatoreve të Kampionatit Evropian".
Përballjet
Gjeorgjia është një prej federatave më të reja që janë anëtarësuar në FIFA dhe UEFA. Por, edhe pse historia e përfaqësueses së këtij vendi fillon në vitin 1992 (ndeshja e parë ndërkombëtare u luajt në vitin 1990, kur ishin ende pjesë e Bashkimit Sovjetik, dhe barazuan 2-2 me Lituaninë), ajo është një prej skuadrave me të cilën Shqipëria është ndeshur më shumë. Në harkun e 17 vjetëve, kuqezinjtë kanë luajtur 10 ndeshje me gjeorgjianët. Edhe pse është më "e vjetër" në moshë, Shqipëria ka humbur gjashtë prej këtyre takimeve, barazuar një, ndërsa tre të tjera janë fituar. Golavarazhi i përgjithshëm i ndeshjeve të zhvilluara në dy dekadat e fundit është 8-16 në favor të kaukazianëve. Për herë të fundit dy ekipet janë përballur në miqësoren e 22 marsit 2006 në Tiranë, 90 minuta që përfunduan në barazim 0-0. Në anën tjetër, ekipi U-21 do të ndeshet për të pestën herë me bashkëmoshatarët e tyre nga Gjeorgjia: deri më tani kuqezinjtë e vegjël kanë regjistruar tri humbje dhe një fitore.
Miqësoret
Humbja 1-0 në "Qemal Stafa" me Hungarinë, e cila u pasua nga disfata në Danimarkë, e nxorën përfundimisht Kombëtaren nga gara për vendin e pestë në grupin eliminator (situata ndryshon vetëm me një mrekulli, ku mund të mbetet pas Suedia ose Portugalia). Me tri ndeshje të mbetura në Botërorin 2010, kundër tri ekipeve më të forta, miqësoret shihen si mënyra e vetëm për të testuar sa më shumë lojtarë për eliminatoret e Euro 2012. Përveç Gjeorgjisë dhe Skocisë, FSHF-ja po kërkon kundërshtarë për të gjitha datat e tjera të lira, ku prioritet tashmë është miqësorja e gushtit.