E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria, me ecuri pozitive të ekonomisë, ua kalon disa shkallë ekonomive të Portugalisë dhe Greqisë

06-04-2011 / Gazeta 55

Agjencia amerikane e Vlerësimit të Kreditit “Standard & Poors”, i jep notën “B+” ekonomisë sonë
 
Ndërkohë që shumë vende të botës dhe rajonit, pësojnë rënie çdo ditë në vlerësimin e riskut të borxhit, duke marrë nota negative, Shqipëria është vlerësuar për një ecuri pozitive të ekonomisë.
Është pikërisht agjencia amerikane e vlerësimit të kreditit “Standard & Poors”, ajo që i jep notën “B+” ekonomisë tonë.
Ky opinion, përfaqëson një këndvështrim stabël të qëndrueshmërisë financiare dhe makroekonomike të vendit.
“Standard & Poors”, në raportin e fundit, argumenton se Shqipëria ka një rritje solide të ekonomisë, një kuadër ligjor që mbron investitorët, si dhe garanton me prioritet pagesat e borxheve.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›