Thyerja e pasqyrave
Tash ka kohë që në vëzhgimin politik të shqiptarëve është "harruar" të bëhet analiza e asaj që thonë politikanët, apo sikundër thirret rëndom, analiza e ligjërimit publik. Sigurisht, nuk duket që përgjegjës të jenë opinionbërësit shqiptarë. Shkaku i vërtetë ngjan të jetë tek e vërteta se tashmë përfundimisht politikanët shqiptarë janë bërë profesionistë në implementimin e paradigmës, sipas së cilës politikanët "e vërtetë" tjetër gjë mendojnë, tjetër thonë dhe krejt tjetër gjë bëjnë. E, për këtë arsye, më së shumti analiza i kushton ku e ku më shumë vëmendje asaj që ndodh, aspak asaj që thuhet, duke pohuar kësisoj degradimin e ligjëratës politike, në thelb materialit bazë të politikëbërjes.
Mirëpo nuk mund të anashkalohen në emër të kësaj logjike së paku deklaratat e bërë para dy ditëve nga përfaqësuesit e lartë të Partisë Socialiste, sipas së cilit opozita shqiptare - ajo që ka mbetur tashmë - në parlament nuk do të japë "më" konsensusin e saj me përjashtim të miratimit të Kodit të ri Elektoral. Ky deklarim, përveç të tjerash, është paralajmërim serioz për një kurs të ri politik, të shpjegueshëm për shkak të afrimit të zgjedhjeve politike dhe të presionit të Metës me qëndrimet e tija alternative. Por ku e ku më shokuese është deklarata e dytë e bërë nga po selia e PS-së, të cilën po e citoj:
"Sipas Sali Berishës, opozita nuk duhet të flasë për rënien e frikshme të çmimit të jetës dhe për mungesën e plotë të sigurisë. Sipas tij, opozita nuk duhet të flasë për vdekjet në punë, në rrugë, në festë, në det; nuk duhet të flasë për korrupsion që vret njerëz, si në Gërdec apo mbyt njerëz si në Butrint. Por ne jo vetëm do të flasim për këto tragjedi, por dhe do të tregojmë me gisht Sali Berishën dhe qeverinë e tij si përgjegjës për mungesën e sigurisë dhe korrupsionin që merr jetë njerëzish". Qoftë edhe në një analizë të thjeshtë, teksti nuk është e vështirë të kuptohet se prapa retorikës "opozitare" në të vërtetë konferencierja synon vetëm të dërgojë një mesazh skuzimi te… Berisha. Është njëlloj sikur këpucari të justifikohet përse i rregullon këpucët, bukëpjekësi, përse pjek bukë e kështu me radhë. Në të vërtetë, në një lexim të zhveshur, ajo që citova më sipër, mund të përkthehet si më poshtë: i dashur Kryeministër - sigurisht jo Bogdani - mos na e merr për shumë ç‘po të themi, ne jemi po ata të parët, por ja, puna na e do që kohë më kohë edhe të të themi ndonjë gjë "kundra", sidomos kur edhe vetë ambasadori amerikan siç duket, ka ca vërejtje dhe kur "dikush" tjetër na ofron ca dokumente jo vetëm në lidhje me Fazliçët e më the të thashë...
Rruga e zgjedhur nga lidershipi i ri i PS-së për mënyrën e të bërit opozitë këto tre vite jo pak njerëz i ka lënë të çoroditur dhe për pasojë, të zhgënjyer. Madje, gjithandej është evidente se shumëkush është i ftohtë ndaj aksionit të saj (të munguar) politik. Gjithkush mund të kujtojë se si për një kohë jo të shkurtër ajo u mor thellësisht me veten e vet, që donte të thoshte se i harxhoi të gjitha energjitë se si Edi Rama të konsolidonte pozicionin e vetes në trupin e madh e disi të lodhur nga qeverisja e gjatë të partisë. U pretendua, edhe sot e gjithë ditën vazhdon të pretendohet, që përmes ca marifeteve të silleshin fytyra të reja dhe ide të reja në këtë parti, mirëpo pasiguria e vendosjes se autoritetit të vetes në krye të kësaj partie, dëshmoi se me përjashtim të afrimit të një rrethi shokësh personalë të vet, Edi Rama bashkëjetoi më së miri me gjithkënd që "qëndroi" në këtë parti me këmbënguljen mediokre që i karakterizon përgjithësisht figurat e dyta të partive politike shqiptare, që nuk arritën asnjëherë të krijojnë një personalitet të vetin publik dhe politik. Ndërkaq, në Parlament vazhdonte rrëmuja tradicionale e bilbilave, fyejve dhe rraketakeve. Ndërsa administrata publike pastrohej (sipas një raporti të besueshëm u zëvendësuan jo pak por plot 13000 specialistë, duke realizuar kështu një transfuzion total të kapaciteteve, kuptohet ato që ishin dhe që ishin krijuar jo me pak kosto), lidershipi i PS-së, kushedi pse, e gjeti me vend të merrej me problemin, tashmë totalisht të harruar, të ndërtimit të mbi apo anashkalimit të të ashtuquajturit "Zogu i Zi". Pakënaqësia jo e pakët e grumbulluar nga kthimi pabesueshëm i Berishës, u keqpërdor. Gjithsesi, ishte një lloj mënyre të bëri opozitë. Pas kësaj, shkaqet duhet të jenë të shumta dhe një analizë e posaçme do t‘i sqaronte ato, gjithçka ndryshoi. Patëm rastin të shohim një heshtje të gjatë të kësaj opozite. Një Berishë që e tallte atë duke e konsideruar jo pa të drejtë si një Organizatë Joqeveritare, gjë që kulmoi vetëm pak ditë më parë, kur e cilësoi si të kastruar. Dhe ky konkluzion vinte pas rrahjes të njohur të shpatullave pikërisht ditën e tragjedisë së Gërdecit… Pretendimi, sipas së cilit kjo zbythje e opozitës qenkësh bërë për shkak të reformave, nuk ngjan të jetë aspak i vërtetë, nëse kemi parasysh se vetë ekspertët e ngarkuar me vlerësimin e përparimit të Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian sapo ripohuan se ata e vlerësojnë klimën politike të krijuar në Shqipëri, por presin rezultate reformash. Thënë ndryshe: produkt nuk ka. Dhe ata flasin për produkt reformash që u interesojnë shqiptarëve, jo marrëveshjeve që kanë në bazë interesa tenderësh, lejesh ndërtimi, apo frikëra dosjesh gjithfarësh.
Gjithkush që është marrë sadopak me teoritë e funksionimit të shoqërive demokratike, vëren se këto shoqëri të hapura funksionojnë sipas një sistemi transparent pasqyrash dhe të gjitha pasqyrat kanë në qendër të tyre aktivitetin e qeverisë, si kujdestare të interesave të publikut. Ky "vëzhgim" realizohet kryesisht përmes opozitës politike dhe sigurisht pastaj edhe nga pushtetet dhe institucionet e pavarura kushtetuese apo publike. Në listën e gjatë të këtyre pasqyrave janë partitë politike, sindikatat, media, gjyqësori, Presidenti i Republikës, bota akademike në përgjithësi dhe institucionet shkencore, që lipset të jenë të pavarura në aktivitetin e tyre… e deri tek institucionet ndërkombëtare sa kohë aspirojmë të bëhemi pjesë e botës së civilizuar. Janë më së shumti këta institucione të pavarur që e "furnizojnë" edhe ligjërimin politik me argumente dhe fakte të besueshëm. Nga këtej lipset të burojnë edhe analizat që prodhon klasa politike. Mirëpo, aktualisht, thuajse asnjë institucion i tillë nuk ekziston. Mjafton të kërkosh të çekosh vërtetësinë e pretendimit të Berishës, në lidhje me rritjen galopante të të ardhurave të shtetit. Shumëkush që është specialist i kësaj fushe, nuk ka se ku të "pyesë" për të vërtetuar dyshimin e tij, sipas së cilit ajo që thotë Berisha është vetëm propagandë dhe demagogji. Institucionet, siç është p.sh., ai i statistikës, janë vënë përfundimisht nën kontrollin e qeverisë dhe nuk prodhojnë asgjë. NGO-të këqyrin syshtrembëruara nga dyert e ministrive për ndonjë fond. Trupat akademike janë bërë kashtë e koqe nëpër "universitetet" e pafund të vendit. Pohimi i para dy ditëve i një gazetari të njohur dhe njëherësh drejtues i një prej mediave jo me pak peshë në opinionbërjen shqiptare, në lidhje me presionin verbal të Ramës (ndërkohë që gjithkush i kupton presionet "indirekte" të Berishës), të jep të drejtën të supozosh se edhe liria në këtë fushë është në grahmat e fundit. "Pasqyrat" që përcjellin të vërtetat nga njëri krah në tjetrin, nuk se vetëm janë mjegulluar disi. Ku e ku më shumë: Pasqyrat janë thyer, duke ripohuar faktin se ato kanë qenë tepër të brishta, ashtu si edhe demokracia jonë.
E, këtu, roli i opozitës, e cila nevojitej të ishte "pasqyra" që mbledh informacion, ndjeshmëri popullore, pakënaqësi; i përpunon ato duke i shndërruar në teza dhe aksion të mirëfilltë politik, ka munguar sistematikisht. Ka munguar totalisht.