E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana: Jemi ne favoritët

Shumë ankth dhe emocione në të dyja kampet për ndeshjen e madhe që pritet të luhet në kampionatin francez, mes Olimpikut të Marsejës dhe Paris SG-së. Stadiumi "Velodrom" pritet të përjetojë një natë të zjarrtë. Të pranishëm do të jenë edhe 800 tifozë nga kryeqyteti. Por më e rëndësishme është ajo që do të ndodhë në fushë. Lorik Cana është ai që i ndan dhe i bashkon këto dy ekipe dhe nuk mund të qëndrojë pa folur: luajti për 3 vite me PSG-në, para se në 2005-ën të kalonte në Marsejë. "Në këtë ndeshje Marseja duhet të marrë rolin e favoritit. Të mos harrojmë se një fitore të dielën mund të na japë kreun e tabelës, nëse Lioni bën ndonjë gabim. Është psikologjikisht e rëndësishme për ne që të jemi kryesues të kampionatit, madje që tani, por të mos harrojmë se Parisi është në gjendje të na dëmtojë. Ata janë ndërtuar mbi baza të mira dhe po e marrin veten dalëngadalë, pasi ranë shumë poshtë. Ata kanë lojtarë si Armand, Landro, Roten, apo Sesenjo të cilët janë mjaft konkurrues", thekson Loriku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›