E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria merr kredi për autostradën

Nga Express më 07 prill 2011 në ora 22:23

Ministri i Financave, Ridvan Bode, dhe presidenti i Bankës Islamike për Zhvillim, Ahmed Mohamed Ali, kanë nënshkruar të premten në Tiranë marrëveshjen për financimin e projektit të rrugës Tiranë – Elbasan.

Kredia prej 222.7 milionë dollarë ofrohet nga IDB me një maturim 17 vjeçar, plus tri vjet pa pagesë me interesa.

Ministri i Financave falënderoi presidentin e IDB-së për financimin e këtij projekti të rëndësishëm në një kohë shumë të shkurtër dhe kushte shumë të përshtatshme për Shqipërinë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›