Kievo ndjek Elis Bakajn
Elis Bakaj mund të bashkohet me Erjon Bogdanin te Kievo Verona në Serinë A. Lajmi është dhënë nga faqja italiane e specializuar në merkato, Tuttomercatoëeb.com. Sipas saj, Chievo Verona është duke ndjekur mesfushorin 22-vjeçar të Dinamos, njëherësh edhe golashënuesin më të mirë në 17 javët e para, 10 gola. Drejtuesit e Kievo kanë parë disa DVD-i nga ndeshjet e ish-lojtarit të Partizanit dhe priten të nisin bisedimet me futbollist dhe agjentin e tij. Për Bakajn kanë shfaqur interes edhe gjermanët e Borussia Dortmund dhe azerbajxhanasit e Inter Baku. Pak ditë më parë, media sportive shqiptare qarkulloi lajmin se Elis Bakaj mund të transferohet në Azerbajxhan te skuadra e njohur Inter Baku. Kostoja e golashënuesit më të mirë të Dinamos, sipas mediave shkonte në 1.1 milionë euro. Sipas tyre, shuma paraprake “cash” që pritet të paguajë klubi azer është 100 mijë euro, teksa lojtari do të jetë gjashtë muaj në provë, përpara se drejtuesit e Inter Baku të marrin një vendim përfundimtar e të paguajnë pjesën tjetër prej 1 milion eurosh. Inter Baku, kryesuese kampionatit azer (36 pikë, pas 17 javësh) ka kërkuar edhe shërbimet e Jetmir Sefës së Tiranës. Ne Azerbajxhan luan aktualisht mbrojtësi shkodran Admir Teli me FK Qarabag. Gjithsesi, Bakaj, futbollisti më i mirë i kampionatit shqiptar për vitin 2009, aktualisht ndodhet në grumbullim me Dinamon në Antalia të Turqisë.
Sirena italiane për Jahmir Hykën
Sirena nga dy skuadra italiane për fantazistin shqiptar të Mainz 05, Jahmir Hyka. Lajmi është dhënë nga faqja italiane e specializuar në merkato, Tuttomercatoëeb.com. Sipas, nëse vitin e kaluar dështoi tratativa e kalimit të mesfushorit të Kombëtares te Palermo, pasi Mainc nuk pranoi këmbimin me Maurizio Ciaramitaro, tani Jahmir Hyka i ka të gjitha mundësitë të luajë në fushat e Serie A italiane. Fantazisti i Mainz 05 ndiqet nga dy skuadra italiane dhe ekzitojnë mundësitë që Hyka të zbarkojë në Itali me formulën e huazimit, por e shoqëruar kjo me të drejtën e blerjes së kartonit. Hyka ka qenë më parë pjesë e Rozenborg në Norvegji dhe Olympiakos në Greqi, përpara se të luante me Tiranën.
15 Janar 2010