E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shqipëria model luftën kundër krimit”

 

TIRANE - Duke përdorur si model bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet policisë italiane dhe policisë shqiptare, drejtori i policisë italiane, prefekti Antonio Manganelli ka mbledhur në Beograd drejtorët e policive të vendeve të Evropës Juglindore, për të diskutuar për luftën ndaj krimit të organizuar, krimit ndërkufitar etj. Në këtë takim kanë marrë pjesë drejtues së policisë së Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Bosnje Hercegovinës, Kroacisë etj. Si model bashkëpunimi ndërmjet dy policive, prefekti Manganelli ka përmendur bashkëpunimin e suksesshëm të policisë italiane me atë shqiptare, ku ky bashkëpunim në luftën ndaj krimit të organizuar duhet marrë si shembull nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë që pak kohë më parë prefekti Manganelli, gjatë vizitës në Tiranë kishte deklaruar se frytet e këtij bashkëpunimi do t’i bënte publike edhe në arenën evropiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›