Shqipëria, “mollë sherri” mes dy superfuqive të mëdha komuniste
Tensionohen marrëdhëniet Moskë-Pekin, pas deklaratave në Kongres. Nikita Hrushovi paralajmëron ndëshkimin e gjeneral Hoxhës
Seymour Topping
MOSKË – Kryetari i Partisë Komuniste Sovjetike tha sot se komunistët kinezë po shikojnë mundësinë të shpëtojnë përçarjen e bllokut komunist nga qëndrimet e udhëheqjes së Shqipërisë. Hrushovi e lidhi sugjerimin e tij me një tjetër denoncim të dhunshëm të pushtetit të Tiranës dhe një sulm të maskuar rreth kundërshtimit ideologjik të Pekinit ndaj politikës së tij të bashkekzistencës paqësore me Perëndimin. Konstatimi i zotit Hrushov ishte parë këtu si diçka e pritshme për zgjerimin e çarjes midis Moskës dhe Pekinit, ky i fundit aleati ideologjik i Partisë Komuniste Shqiptare.
Moskë-Pekin në tension
Komentet e udhëheqjes sovjetike ishin bërë në diskutimet përfundimtare të dy raporteve kryesore të Kongresit të 32-të të Partisë Komuniste Sovjetike. Këto ishin në raportin e programit të tretë të partisë, - një plan ky që synon të krijojë utopinë komuniste brenda 20 viteve, - dhe rreth zhvillimeve brenda partisë që nga Kongresi i 28-të në vitin 1956. Zoti Hrushov e mbajti fjalimin para 6000 delegatëve sovjetë dhe të huaj në Pallatin e Kongreseve të Kremlinit, në një atmosferë të zymtë që kishte pushtuar Moskën.
Kryetari i Partisë paralajmëroi se çmimi për sjelljen e Shqipërisë ndaj familjes komuniste do të sjellë ndëshkimin e gjeneral Enver Hoxhës, kryetarit të Partisë Komuniste të Shqipërisë.
Zoti Hrushov tha se do t’i qëndrojë politikës së tij të “bashkekzistencës paqësore”, të cilën ai e përcaktoi si një program për t’u arritur nga komunizmi botëror pa u drejtuar te lufta.
Pastaj, duke aluduar në mënyrë të dukshme te komunistët kinezë që kanë favorizuar më shumë taktikat militante kundër Perëndimit, zoti Hrushov tha: “Disa njerëz na sulmojnë, na akuzojnë gjoja se po thjeshtojmë ose zbusim vlerësimin e situatës ndërkombëtare, kur ne theksojmë se nevojitet një bashkekzistencë paqësore në kushtet e sotme. “Ne po themi se këto që po shtrojmë rreth bashkekzistencës paqësore në mënyrë të thjeshtë, tregojnë disa lloje nënvlerësimesh ndaj imperializmit dhe madje bien ndesh me vlerësimet e Leninit për imperializmin”.
Kryetari i Partisë Komuniste Sovjetike debatoi se atje kishte një ndryshim në ekuilibrat e forcave botërore. Ai pohoi se tani “imperialistët” janë bllokuar nga forca e pakrahasueshme e sistemit socialist botëror dhe të gjithë sillen rreth Bashkimit Sovjetik. Ai shtoi: “Vetëm dogmatikët e dëshpëruar nuk arrijnë dot ta bëjnë këtë; dogmatikët që kanë mësuar me zemër formulat e përgjithshme rreth imperializmit dhe nga kthimi i syve në origjinë, larg jetës reale.
Ndrydhja nga denoncimi
Në debatet e tyre teorike me Pekinin, ideologët rusë u janë referuar komunistëve kinezë si “dogmatikë. Në fjalën e tij kryetari i shtetit (Çu En Lai) foli në mënyrë të hapur për herë të parë për rolin e Kinës komuniste si një mbështetëse e Shqipërisë. Kryetari Lai qortoi zotin Hrushov më 17 tetor për sulmin e tij ndaj udhëheqjes shqiptare. Zoti Hrushov akuzoi shqiptarët se po adhurojnë te Stalini “kultin e personalitetit” dhe përfundimet e politikës së jashtme të bllokut komunist. Kryetari Lai u rikthye befas në Pekin ditën e hënë, pasi udhëheqësit sovjetikë refuzuan lutjet e tij që t’u jepej fund denoncimeve publike për Shqipërinë.
Në lidhje me denoncimin e tij të menjëhershëm për udhëheqësit shqiptarë, zoti Hrushov tha sot se Shqipëria ka kaluar nga “premtimet e miqësisë së përjetshme te shpifjet e pafre antiruse. Ai deklaroi: “Me sa duket ata shpresojë në këtë mënyrë të sqarojnë terrenin për të fituar të drejtën për të marrë lëmoshë nga imperialistët. Imperialistët gjithmonë janë të përgatitur të paguajnë tek ata që përçajnë radhët komuniste”.
Anëtarët e delegacionit kinez, të kryesuar nga zëvendëskryetari i Partisë Komuniste, Peng Chen, u rikthyen sot nga një udhëtim nga Leningradi dhe ishin në qendër të vëmendjes. “Ne ndamë shqetësimin të shprehur nga shokët tanë kinezë dhe vlerësojmë shqetësimin e tyre për një unitet më të madh”, - tha Hrushovi.
“Në qoftë se shokët kinezë dëshirojnë të bëjnë përpjekje në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve midis Partisë së Punës së Shqipërisë dhe partive motra, kjo është e vështirë për cilindo që mund të kontribuojë në zgjidhjen e këtij problemi, për aq më tepër Partia Komuniste e Kinës. Kjo është realisht që të përfitojë Partia e Punës së Shqipërisë dhe të prishen interesat e gjithë Federatës Socialiste në tërësi”, - deklaroi zoti Hrushov.
Shkrimi është publikuar në “The Neë York Times” më 28 tetor 1961
Titulli është redaksional
Titulli origjinal: “Soviet bids China heal Albania rift”
Përgatiti: Albert Gjoka
10 Mars 2008