E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shqipëria në Arenën Ndërkombëtare

Procesi i vështire i integrimit te Shqiperise ne strukturat e sistemit nderkombetar pati pasoja te medha ne prestigjin dhe sjelljen e politikes se jashtme te Shqiperise. Deri ne 1991, megjithese Shqiperia ishte e pavarur – anetaresia Shqiptare ne organizatat nderkombetare dhe Kombet e Bashkuara ishte shume e kufizuar. Gjate viteve te fundit pas rrezimit te Komunizmit, Shqiperia u be anetare e nje numri te konsiderushem te organizatave nderkombetare dhe integrimi i saj ne kete sistem krijoi probleme te reja dhe kerkoi keshtu formulimin e politikave te reja.

Ngjarjet e fundit pas rrezimit te Komunizmit ne Shqiperi, ndonese nxine reputacionin Shqiptar ne arenen nderkombetare, krijuan gjithashtu shenjen e fundit te renies se nje kapitulli te paharrueshem ne historine nderkombetare diplomatike. Ndersa diplomacia Shqiptare po eksploron menyra te reja dhe po perballet me nje situate delikate ne Ballkan, ate te Kosoves, qe eshte gjithashtu nje kapitull i gjate rebelimi ne menyren me natyrale per pavaresi dhe respektimin e te drejtave themelore te njeriut te cilat jane shkelur dukshem per nje kohe te konsiderueshme.

Ne me shume se pese dekada me pare, gjashte anetaret e pare te themelimit te atij ekipi qe u krijua dhe u quajt Bashkimi Komunitar Europian, mbyllen perfundimisht njehere e pergjithmone deren e konflikteve historike ndermjet tyre.

Ideja gjeniale dhe e vertete e Monese dhe Shumanit per t’u bashkuar perreth nje interesi te perbashket ekonomik, i cili do te menjanoj konfliktet e reja ndermjet vendeve Europiane rezultoi te ishte investimi me i mire gjithashtu me i qendrueshem dhe me i frytshem, pra investimi qe Europa kishte me shume nevoje.

Eshte saktesisht ky vizion qe Diplomacia Shqipetare ka vendosur ne krijimin e politikave te jashtme rajonale dhe qellimi per te zhvilluar me tej marredheniet me Europen Lindore. Eshte vizioni per stabilitetin e rajonit, ne paqe dhe prosperitet ekonomik, ne nje bashkepunim dinamik te hapur rajonal, ku mos te mbizoterojne krizat por nje bashkepunim ku prodhohen dhe vleresohen vlerat me te mira.

Aktiviteti yne diplomatik ka per qellim te gjeje elemente te rinj per implementimin e politikave rajonale te krijuara ne menyre te vendosur mbi parimet e demokracise, te drejtave te njeriut dhe outputeve te tyre ne baza, mbi te cilat qendrojne zgjedhjet e lira dhe te ndershme gjithashtu dhe demokratizimi i insitucioneve, ne integritetin ekonomik dhe ne deshiren per te vendosur nje sistem te ri komunikimi dhe vlera bashkejetuese ne rajon.

Shqiperia eshte nje nder vendet e para te njohura si kandidate potenciale qe kur filluan negociatat per Marreveshjen e Stablizim Asocimit ne 2003. Keto negociata u arriten me sukses dhe konkretizimi i firmosjes ne 12 Qershor te vitit 2006 te kesaj marreveshjeje teper te rendesishme, plotesoi hapat e para drejt nje anetaresimi te plote te Shqiperise ne Bashkimin Europian.

Megjithate, pranimi i Shqiperise ne Bashkimin Europian varet kryesisht nga stabiliteti ekonomik dhe politik. Duke ndjekur hapat e vendeve te pranuara se fundmi nga Europa Lindore, Shqiperia ka qene teper e angazhuar me Insitucionet Europiane dhe NATO, dhe ka mbajtur poziten e saj si nje faktor stabiliteti dhe nje aleat i forte i Europes Perendimore ne rajonin e trazuar dhe te ndare te Ballkanit. Pranimi dhe perfshirja e Shqiperise dhe e pjeses tjeter te Ballkanit perendimor konsiderohet si nje perparesi e Bashkimit Europian.
Sic eshte percaktuar edhe ne Samitin e Zagrebit, harta e Europes nuk do te jete e plote pa Ballkanin Perendimor.

Pas gjithe etapave dhe hapave qe ka hedhur Shqiperia ne keto vitet e fundit, nje ngjarje teper e rendesishme historike terheq vemendjen. Ardhja e Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane. Lajm ky i mikpritur ne menyren me te larte te qeverise shqiptare. Kemi dy elemente te rendesishem qe mund te verejme ne kete vizite.

Se pari, eshte mundesia qe Shqiperia se afermi te behet anetare e Organizates se Traktatit te Atlantikut Verior(NATO), objektivat e te ciles realizohen permes vendosjes se nje garancie kolektive ndaj cdo agresioni dhe permes bashkepunimit ne ceshtjet e mbrojtjes perfshire ketu edhe nje bashkepunim te ngushte politik.

Se dyti, ceshtjen aq te rendesishme, mbeshtetjen per statusin final te Kosoves, nje plage kjo e permendur ne preambulen e Kushtetutes shqiptare ku thuhet, “Populli Shqipetar aspiron prej shekujsh per identitetin dhe bashkimin kombetare”.. Presidenti Bush ne fazen e dyte te mandatit te tij, rikthen vemendjen ne rajonin tone dhe konfimon pikerisht (jo pa qellim) ardhjen e tij ne Tiranen zyrtare. Zgjidhja e statusit te Kosoves nuk perfaqeson me vetem vetveten por ka marre tashme nje kuptim thelbesor gjeopolitik. Edhe enderrat mund te kthehen ne realitet.

* Pedagoge ne Universitetin Tiranes, Fakulteti i Shkecave SocialeMaster / France PHD/ France (proces)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›