E Diel, 1 Nëntor 2026

"Shqipëria në BE", integrim që gëzon konsensusin e shqiptarëve dhe përkrahjen e plotë të ndërkombëtarëve

Sot vendi ynë ka shtuar në kalendarin e ditëve të ti të rëndësishme një tjetër eveniment historik. Ëndrra e shqiptarëve për të qënë edhe një herë në gjirin e familjes së madhe europiane tashmë ka hyrë përfundimisht në rrugën e realizimit


Pas 50 vjeteve diktaturë dhe izolim nga bota, e më pas 19 vite të tjera punë e mundë për të qenë të denjë për të hyrë në këtë familje, Shqipëria gëzon mbështetjen e plotë ndërkombëtare, qeveria Berisha merr çdo ditë urimet e liderëve botërorë për refomat dhe zhvillimin ekonomik, investimet dhe arritjen e pavarësisë institucionale. Këto arritje dhe mbështetja e qytetarëve për të realizuar këtë ëndërr, sot bëjnë që vendi ynë të jetë përkrah vendeve më demokratike të botës. Kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha i dorëzoi sot homologut të tij çek, kërkesën e vendit tonë për anëtarësim me të drejta të plota në BE. Me këtë rast qeveria çeke organozoi një pritje speciale për delegacionin shqiptar.


Teksti i letrës së aplikimit të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE, dorëzuar sot në Pragë nga Kryeministri Berisha


Kryeministri shqiptar Sali Berisha i dorëzoi të martën rreth orës 12.25 (sipas orës lokale të Shqipërisë), Presidentit të Këshillit të Bashkimit Europian, Mirek Topolanek, letrën me të cilën Shqipëria aplikon për statusin e vendit kandidat në BE.Ceremonia u zhvillua në Pragë (Çeki), vend i cili mban kryesinë e rradhës së Bashkimit Europian.


Më poshtë vijon teksti i plotë i letrës drejtuar Presidentit të Këshillit të BE-së, Kryeministrit të Çekisë, Mirek Topolanek:


"Shkëlqesia juaj, zoti President


Në emër të Republikës së Shqipërisë, në vijim të rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë për integrimin e Shqipërisë në BE të datës 29 janar 2009, mbështetur në aspiratën dhe vullnetin mbizotërues të popullit shqiptar për t'u bërë pjesë e BE-së, kemi nderin që në përputhje me nenin 49 të Traktatit të BE-së të paraqesim aplikimin e Republikës së Shqipërisë për anëtarësim në BE. Përfitoj nga rasti për t'i ripërsëritur Shkëlqesisë suaj sigurimet e konsideratës sonë më të lartë".


Shqipëria vendosi sot një gur themeli në rrugën drejt integrimit në BE


Drejtori i Përgjithshëm i Koordinimit dhe Zgjerimit në Komisionin Europian, Michael Leigh, deklaroi të martën se "Shqipëria ka vendosur sot një gur kilometrik në rrugën e integrimit të saj drejt Bashkimit Europian".Gjatë ceremonisë së organizuar në Pragë, ku Shqipëria aplikoi për statusin e vendit kandidat në BE, zoti Leigh e vlerësoi këtë si një moment historik jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vetë BE-në. "Shqipëria ka bërë përpjekje të vazhdueshme për t'u harmonizuar me kriteret e BE-së dhe këtë e dëshmon edhe hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit", tha zoti Leigh. Sipas tij, "Shqipëria ka luajtur vazhdimisht një rol kontribues në rajonin e Ballkanit dhe tashmë i takon shqiptarëve që të masin aftësitë dhe kapacitetet e tyre, për të kaluar në etapën tjetër të integrimit". Në këtë drejtim, zyrtari i lartë i KE-së theksoi se "Shqipëria duhet të realizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe kjo mbetet një kërkesë kryesore për integrimin e vendit". Drejtori i Përgjithshëm i Koordinimit dhe Zgjerimit në Komisionin Europian kërkoi gjithashtu që "vendi të procedojë përpara me reformat që ka nisur".


Deklarata e Kryeministrit çek Topolanek


Pas dorëzimit të kërkesës për anëtarësim të vendit tonë në BE nga kreu i qeverisë, Sali Berisha, homologu i tij çek në deklaratën që bëri gjatë kësaj ceremonie u shpreh se vendi ynë është në të njëjtën rrugë pëmes të cilës ka kaluar edhe çekia. “Nuk është sepse presidenca çeke e mori këtë hap vetëm sepse integrimi i Ballkanit Perëndimor është një nga përparësitë e saj, por ne besojmë se gjithsecili vend që i plotëson këto kritere mund të bëhet pjesë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pas këtij momenti, do të nisë procesi i plotësimit të standardeve. Ky aplikim do të kalojë në duart e Havier Solanës dhe besojmë se kjo kërkesë mund të miratohet gjatë presidencës së ardhshme të BE-së”, shtoi Topolanek. Besoj se Shqipëria po futet në periudhën afatmesme dhe ëndrra e këtij vendi të ish-sistemit totalitar për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian ka për t’u bërë realitet" tha ndër të tjera zoti Topolanek


Delagacioni Shqiptar


Dita sotme është një evinimet më vete për vendin tonë pas anëtarësimit me të drejta të plota në NATO. Sot kreu i qeverisë shqiptare në prani të Ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha dhe Ministres së Integrimit, Majlinda Bregu, i dorëzoi homologut të tij çek kërkesën për anëtarësimin e vendit tonë në BE. Gjatë kësaj ceremonie të organizuar me këtë rast, shefi i ekzekutvit shqiptar, Sali Berisha u shpreh se kjo ditë është një moment historik i rikthmit të Shqipërisë drejt familjes europiane. "Akti i dorëzimit pranë Republikës Çeke të kërkesës për aplikim mbi statusin si vend anëtar i Bashkimit Evropian, përbën një moment historik të rikthimit të Shqipërisë drejt familjes evropiane, nga e cila u nda fizikisht, por jo shpirtërisht për një periudhë kaq të gjatë kohore. Ju falënderoj për pritjen e ngrohtë dhe bisedimet që patëm. Eshtë mirënjohja jonë që të mbështetim Republikën Çeke dhe ecurinë e këtij vendi mik, pasi ai na ka mbështetur në rrugën tonë drejt integrimit. 96 përqind e shqiptarëve janë pro integrimit në strukturat e Bashkimit Evropian.Vendi im e merr aktin e dorëzimit si një moment të madh obligimi për të përmbushur të gjitha kërkesat e duhura nga ana e Bashkimit Evropian për të merituar një ditë statusin “anëtar” i kësaj familje të madhe" tha ndër të tjera kryeministri Berisha


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›