Var veten në litar gruaja 56 vjeçe
Sërish vetëvarje për shkaqe depresioni në rrethin e Elbasanit. Rasti më i fundit është shënuar të shtunën në lagjen "5 Maji" të këtij qyteti. Sipas policisë lokale, 56-vjeçarja Nadire Molla është gjetur e vetëvarur në banesën e saj. Të dhënat e para nga grupi i ekspertizës kanë konfirmuar se shkak i vetëvarjes së 56-vjeçares ka qenë depresioni. Ky është rasti i katërt brenda këtij viti që persona të moshave të ndryshme vetëvaren në gjendje depresive. Më 10 janar të këtij u vetëvra një 16-vjeçar në fshatin Dorëz të rrethit të Librazhdit dhe tri ditë më pas një i ri 19-vjeçar në qytetin e Elbasanit. Ndërsa më 16 mars, një 53-vjeçar vari veten, për t‘u pasuar nga i katërti rast në mbrëmjen e së shtunës së 28 marsit. Vitin që shkoi, në rrethin e Elbasanit u shënuan tetë raste vetëvarjesh, të gjitha të motivuara si pasoja të depresionit.