E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotet Danubi, kërcënon jetën e 80 milion njerëzve.

  Ndotja gjithnjë e në rritje e lumit Danub po kërcënon ujin e pijëshëm të 80 milionë njerëzve. Alarmi është dhënë nga Bashkimi Europian dhe zyrtarë të lartë të Organizatës së Danubit. Në një intervistë për "Zërin e Amerikës", kordinatori i divizionit të energjisë dhe transportit u shpreh se hapa radikalë janë të nevojshëm për të mbrojtur furnizimin me ujë. Zyrtarët u kanë bërë thirrje vendeve ku kalon Danubi që të fillojnë të zgjidhin çështjet e ndotjes së lumit. Sipas tyre lumi është ndotur nga kimikatet e çliruara nga fabrikat e bombarduara gjatë sulmeve të NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999, të cilat vazhdojnë ende të ndotin ujin e tij.Gjithashtu ndotja e lumit ka ardhur edhe nga mbeturinat e hedhura, pesticidet dhe kimikatat e përdorura nga fermat. Shtimi i shpejtë i transportit është një tjetër kërcënim që i bëhet lumit. Ndërkohë zyrtarë të bashkimit evropian thonë se presin që ky transport të dyfishohet brenda 10 vjetëve të ardhshëm

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›