E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrolle për kushtet higjiene-sanitare në dyqanet e ëmbëlsirave



Autoritetet shëndetësore po masa për kryerjen e kontrolleve të shumta në dyqanet e ëmbëlsirave për sigurimin e kushteve higjiene-sanitare. Burime nga DSHP pohojnë se janë kryer kontrolle higjiene-sanitare në mbi 25 subjekte që kanë prodhim dhe tregtim ëmbëlsirash. Në këto subjekte janë kontrolluar kushtet higjiene-sanitare të prodhim-ruajtje-tregtimit të produkteve përkatëse ushqimorë, furnizimi me ujë të pijshëm, pajisja me leje Higjiene-Sanitare dhe e punonjësve me Libreza Shëndetësore. Për to, janë kryer ekzaminime laboratorike për shkallën e pastërtisë së mjeteve të punës, të higjienës personale të punonjësve etj. Ndaj disa subjekteve janë vendosur masa penalizuese me vendosje gjobe, deri pezullim aktivitetit për subjektet që nuk kanë plotësuar kushtet e tregtimit dhe prodhimit të këtyre produkteve.

15 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›