E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Kamzës ndërton 4 shkolla të reja



Në Bashkinë e Kamzës do të ndërtohen 4 shkolla të reja për ciklin parauniversitar. Për këtë projekt, MASH-i në bashkëpunim me BB do të investojë mbi 4 milion euro, me vlerë 1 milion euro secila. Bashkisë së Kamzës do t’i shtohet një shkollë e mesme e përgjithshme pranë Valiasit në anën perëndimore, një shkollë e arsimit bazë në qendër të Kamzës, një shkollë 9- vjeçare në Zallmner dhe një tjetër në zonën e Bathores VI. Ndërtimi i katër godinave të reja shkollore do të eliminojë mbipopullimin e klasave dhe vështirësinë e mbulimit me mësimdhënie, si pasojë e përqendrimit të madh të nxënësve që vijnë nga vende jugore dhe veriore të vendit.

15 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›