E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria në konferencën për Gjykatën e Strasbugut



E ardhmja e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut do të jetë në qendër të diskutimit të ministrave të Drejtësisë e 47 shteteve anëtare të Këshillit të Evropës në konferencën dy ditore që do të mbahen në Kursaal në Interlaken. Qëllimi i konferencës, që po organizohet nga kryesia zvicerane e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, është të riafirmojë angazhimin e shteteve anëtare për të mbrojtur të drejtat e njeriut në Evropë dhe vendosmërinë e tyre, për të mundësuar Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila është një aks vital në mekanizmin e mbrojtjes për të pasur sukses në volumin në rritje të aplikimeve. Për palën shqiptare në këtë takim do të marrë pjesë zv.ministrja e Drejtësisë, Brikena Kasmi. Ministrat do të diskutojnë reformat për të siguruar efektivitetin afatgjatë të Gjykatës, si dhe mënyrat për të monitoruar më mirë ekzekutimin e gjykimeve të tij dhe përmirësimin e mbrojtjes në nivel kombëtar. Kryetari i Komitetit të Ministrave dhe Kreu i Departamentit Federal për Drejtësinë dhe policinë do të hapë konferencën, për t’u pasuar nga fjalimet e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Presidentët e Asamblesë parlamentare dhe të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, zëvendës presidenti i KE dhe Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›