Shkurtimi i 1300 mësuesve, ja sa do mbeten në çdo qark
zirina llambro
Zbardhet vendimi për largimin nga puna të rreth 1300 mësuesve me kontrata të përkohshme. Rrethet që preken më shumë janë Durrësi, Elbasani, Fieri, Tirana. Kështu në Durrës shkurtohen rreth 110 arsimtarë, po kaq edhe në Elbasan. Në rrethin e Fierit do largohen 80 punonjës ndërsa vetëm në qytetin e Tiranës nuk do t'u rinovohet kontrata 85 mësuesve. Shkurtime drastike janë bërë edhe në rrethet e tjera të vendit. Gazeta publikon të plotë numrin e mësuesve që do të mbeten në çdo qark. Vendimi i marrë disa javë më parë nga Qeveria është cilësuar i nevojshëm, për shkak të fryrjes së strukturës në arsim. Të paktën kështu e kanë argumentuar drejtuesit e MASH. "Në janar Ministria e Arsimit, në bashkëpunim me Drejtoritë Arsimore, bëri një studim të detajuar të respektimit të normave mësimore dhe rezultoi se kishte kapacitete të pashfrytëzuara, nëndrejtor më shumë se norma, 400 në rang vendi. Kishte shkolla shumë të vogla me shumë mësues, kishte gjithashtu shkolla ku mësuesit ishin me ngarkesën më të ulët nga sa parashikohet", deklaroi disa ditë më parë, ministri Tafaj. Por konfederata e sindikatave i konsideron largimet nga puna si selektive e jo mbi bazën e kritereve profesionale. "Largi-met nga puna shpesh janë bërë jo me kritere profesionale, por janë hequr kryesisht ata që mendojnë ndryshe, ose ata që ngrenë krye duke qenë anëtarë të konfederatës. Gjithashtu ka fonde të limituara për buxhetin, pasi Qeveria është në krizë dhe nuk e pranon. Ky është një element i hapur i krizës, që ka prekur jo vetëm sektorin privat por edhe atë publik", është shprehur kryetari i konfederatës së sindikatave, Kolë Nikolla. Ndërkaq Ministria e Arsimit ka bërë me dije se pritet që të bëhet një rigrupim i shkollave në të gjithë vendin. Një pjesë e tyre në zonat rurale do të mbyllen, pasi kanë numër të kufizuar nxënësish, çka sjell një kosto të lartë dhe të paefektshme, jo vetëm për buxhetin por edhe për cilësinë në arsim. Specialistët e MASH kanë vërejtur, duke iu referuar Maturës Shtetërore, se ka rezultate disa herë më të ulëta sa më të vogla janë shkollat.
mesuesit me kontrata te perkohshme sipas qarqeve
Berat
Janar 2010, 65 punonjës
1-30 qershor 10 punonjës
Bulqizë
Janar 2010, 20 punonjës
1 shkurt-30 qershor, 6 punonjës
Delvinë
Janar 2010, 2 punonjës
1 shkurt-30 qershor, 0 punonjës
Devoll
Janar 2010, 2 punonjës
1 shkurt-30 qershor, 5 punonjës
Dibër
Janar 2010, 51 punonjës
1 shkurt-30 qershor, 19 punonjës
Durrës
Janar 2010, 180 punonjës
1 shkurt-30 qershor, 70 punonjës
Elbasan
Janar 2010, 180 punonjës
1 shkurt-30 qershor, 70 punonjës
Fier
Janar 2010, 150 punonjës
1 shkurt-30 qershor, 70 punonjës
Gramsh
Janar 2010, 29 punonjës
1 shkurt-30 qershor, 10 punonjës
Gjirokastër
Janar 2010, 2 punonjës
1 shkurt-30 qershor, 0 punonjës
Has
Janar 2010, 57 punonjës
1 shkurt-30 qershor, 10 punonjës
Kavajë
Janar 2010, 0 punonjës
1 shkurt-30 qershor, 5 punonjës
Kolonjë
Janar 2010, 0 punonjës
1 shkurt-30 qershor, 0 punonjës
Korçë
Janar 2010, 8 punonjës
1 shkurt-30 qershor, 14 punonjës
Krujë
Janar 2010, 44 punonjës
1 shkurt-30 qershor, 10 punonjës
Kuçovë
Janar 2010, 0 punonjës
1 shkurt-30 qershor, 0 punonjës
Kukës
Janar 2010, 56 punonjës
1 shkurt-30 qershor, 10 punonjës
Kurbin
Janar 2010, 43 punonjës
1 shkurt-30 qershor, 10 punonjës
Lezhë
Janar 2010, 86 punonjës
1 shkurt-30 qershor, 15 punonjës
Librazhd
Janar 2010, 35 punonjës
1 shkurt-30 qershor, 6 punonjës
Lushnjë
Janar 2010, 60 punonjës
1 shkurt-30 qershor, 10 punonjës
M. e madhe
Janar 2010, 32 punonjës
1 shkurt-30 qershor, 10 punonjës
Mallakastër
Janar 2010, 26 punonjës
1 shkurt-30 qershor, 8 punonjës
Mat
Janar 2010, 71 punonjës
1 shkurt-30 qershor, 10 punonjës
Mirditë
Janar 2010, 48 punonjës
1 shkurt-30 qershor, 10 punonjës
Peqin
Janar 2010, 38 punonjës
1 shkurt-30 qershor, 10 punonjës
Përmet
Janar 2010, 12 punonjës
1 shkurt-30 qershor, 0 punonjës
Pogradec
Janar 2010, 40 punonjës
1 shkurt-30 qershor, 10 punonjës
Sarandë
Janar 2010, 45 punonjës
1 shkurt-30 qershor, 10 punonjës
Skrapar
Janar 2010, 11 punonjës
1 shkurt-30 qershor, 0 punonjës
Shkodër
Janar 2010, 74 punonjës
1 shkurt-30 qershor, 20 punonjës
Tepelenë
Janar 2010, 12 punonjës
1 shkurt-30 qershor, 0 punonjës
Tirana qytet
Janar 2010, 233 punonjës
1 shkurt-30 qershor 148 punonjës
Tirana Qark
Janar 2010, 179 punonjës
1 shkurt-30 qershor 98 punonjës
Tropojë
Janar 2010, 48 punonjës
1 shkurt-30 qershor, 10 punonjës
Vlorë
Janar 2010, 72 punonjës
1 shkurt-30 qershor, 10 punonjës