E Shtunë, 31 Tetor 2026

TIA 10 mijë euro për të përmbyturit



Listës së atyre që kanë ofruar ndihmën për familjet e dëmtuara nga përmbytja në veri të Shqipërisë i është bashkuar edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës. Plot 10.000 euro janë adresuar në mbështetje të banorëve që u prekën nga fatkeqësia në zonat e Shkodrës dhe të Lezhës. "Ne kemi shumë besim se këto familje së shpejti do të rimarrin kontrollin e duhur mbi jetën e tyre. Ato kanë gjithë mbështetjen tonë dhe besojmë se të gjithë, duke përfshirë këtu qytetarët, bizneset dhe qeverinë, ndiejnë të njëjtën përgjegjësi" u shpreh Andrea Gebbeken, Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e TIA-s. Në fakt kjo nuk është hera e parë që TIA i gjendet afër komuniteteve në nevojë. Përveç drejtimit të operacioneve të përditshme të Aeroportit, TIA është e angazhuar në përmirësimin e cilësisë së jetës në zonat rezidenciale përreth saj, dhe një gjë të tillë e ka realizuar nëpërmjet sponsorizimeve për ristrukturim të shkollave dhe hapjen e vendeve të punës për banorët e zonës. Kompania mbështet vazhdimisht komunitetin lokal dhe ka qenë aktive në kontribute bamirësie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›