Shqipëria në momentin më të mirë politik
Donika Çapi
Viti elektoral 2008-2009 ka dëshmuar një veçantësi për t’u mbajtur mend në historinë njëzetvjeçare të pluralizmit shqiptar: qysh përpara hapjes zyrtarisht të fushatës elektorale, shumica prej votuesve e ka logjikisht të qartë se me çfarë filozofish do të përballet në ditën kur do të gjendet përpara kutisë së votimit. S’ka rëndësi nëse do të paraqitet atje me kartë identiteti, pasaportë, certifikatë apo patentë. Rëndësi ka që shqiptarët kanë mundësi që në 28 qershor të jenë të shumtë përpara kutive të votimit, pasi atyre iu dha shansi i qartësimit të filozofisë qeverisëse qysh 40 ditë përpara fushatës.
Elektorati është marrë seriozisht kësaj radhe! Të dyja krahët e politikës qoftë të majtë apo të djathtë nuk u janë drejtuar vetëm militantëve. Ata janë përpjekur të ofrojnë argumente logjikë në mbrojtje të konceptimeve të tyre, gjë që i ka bërë më tërheqëse përballimet e palëve me njëra-tjetrën. Secila nga forcat e mëdha përfaqësuese e ka bërë tashmë të qartë filozofinë e vetë qeverisëse. Themi “filozofinë qeverisëse”, sepse një alternativë qeverisëse konkrete nuk është shpalosur ende.
Në këto muaj para-elektoral janë dalluar aspekte të tilla si:
Vizioni i një politike të re, përfaqësuar nga të rinj të shkolluar në kontinente të largëta, me dëshirë për ta konsideruar Shqipërinë si një potencial kapacitetesh që pret një ‘ndriçim’ gati-gati vizionar për të aktualizuar potencialin; përfaqësuar po ashtu nga ideale të OJQ-ve, të cilat deri tani kanë qenë aktivisht të angazhuara për të bërë opozicion grupesh interesi ndaj çdo lloj qeverisjeje, siç është në fakt në natyrën e OJQ-ve, por që pikërisht në këtë moment, në një çast të vetëm e vendimtar i bashkohen një grupimi politik, që do t’i mënjanojë nga rezistenca çdoherë opozitare, e që do t’ju ofrojë instrumente menaxhues; përfaqësuar nga një grup i fuqishëm biznesmenësh, të cilët edhe këta për hir të politikës së re vizionare, tashmë zotërojnë vullnetin e duhur qytetar që i ‘detyron’ të bëjnë mirë duke transferuar suksesin e tyre sipërmarrës në sukses ligjvënës e vendimmarrës. Vizoni i kësaj politike të re është përballuar me grafizimin e arritjeve të administratës qeverisëse aktuale, grafizime të ngjyrosura kuq e blu, përmes së cilës forca qeverisëse ka dashur të bëjë të ditur se më shumë sesa përballja me opozitën (mbi të cilën grafikët kanë treguar supremaci) qeveria aktuale synon të përballet me vetveten, për një tejkalim të vetvetes. Grafizimi i arritjeve qysh tani, mesa duket ka dashur ta vendosë qeverisjen në pozitën komode të besimit për më shumë, pozitivisht dhe konkretisht. Ky besim duket se është zgjedhur të përfaqësohet nga administratorët, ata që kanë mundësuar arritjet me asgjë më shumë sesa punën e tyre.
Modeli i qeverisjes vendore me të gjitha arritjet e saj në zhvillimin e Tiranës si një kryeqytet evropian, dinamik dhe përherë në zhvillim, përballë modelit të integrimit të Shqipërisë në strukturat euro-atlantike, me arritje të tilla si anëtarësimi me të drejta të plotë në NATO dhe dorëzimi i aplikimit për statusin e kandidatit në BE. Përballja e këtyre modeleve ka vënë detyrimisht përballë, deri në momentin e shpalljes së listave të kandidatëve për deputetë, Edi Ramën dhe Sali Berishën, përballë virtualisht, në një dialog të munguar mes të dyve.
Në këto muaj para-elektoralë shqiptarëve u është dhënë një mundësi e patjetërsueshme për të dalluar se cilët janë debatuesit argumentativë dhe cilët janë argumentuesit demagogjikë, cilët janë teknokratët dhe cilët janë vizionarët, cilët e njohin historikisht realitetin shqiptar, të vështirë, kontradiktor, shpesh të korruptuar, akoma më shpesh bazuar në interesa personale, dhe cilët besojnë në ndryshimin “out of the blue” të këtij realiteti. Shqiptarët kanë dalluar cinizmin nga edukata perëndimore, logjikën deduktive ndaj personalizimit të debatit, ftohtësinë ndaj emotivitetit si edhe plot dimensione të tjera të personalitetit njerëzor të ligjvënësve apo ekzekutivit të ardhshëm.
Shqiptarët po ashtu kanë arritur të kuptojnë, se ndoshta për herë të fundit në këto përmasa, lufta politike, por edhe ajo shtetërore-menaxheiriale bëhet në emër të liderit të partisë. Të rinjtë në politikë, gratë në politikë, të shkolluarit në politikë, pra ata faktorë që pretendohet se do sjellin ndryshimin në menaxhim, kanë folur vetëm në emër të Edi Ramës si krye-vizionar, në emër të Sali Berishës si prijësi i qeverisë dhe udhëheqësi shpirtëror i PD, për Ilir Metën si opozitari dhe progresisti i vërtetë e i pakompromis, dhe tani së fundmi edhe për Fatos Nanon, si lideri historik i munguar dhe i vetëm i PPSH-PS, i aftë për të destabilizuar nga larg e nga afër. Aq shumë janë përmendur emrat e tyre, saqë edhe vetë liderët e përdorin emrin e tyre në formatin auto-referencial. Rrjedhimisht në këtë fushatë elektorale ende të pashpallur zyrtarisht të hapur, shqiptarët e dinë se përballë njëri-tjetrit do të jenë: Edi Rama-Sali Berisha-Ilir Meta-Erjon Veliaj-Spartak Ngjela etj. Fatkeqësisht nuk mund të jetë përballë tyre z. Nano, i cili pret të jetë përballë të gjithëve bashkë pas 29 qershorit, në pamundësi reale për t’u përballuar tani.
Dy elementë tejet të rëndësishëm për të përmbyllur muajt para-elektoralë ishin sigurisht publikimi i listave për kandidatët për deputetë në 12 qarqet e Shqipërisë si edhe Kuvendet apo Kongreset para-elektorale. Një analizë e detajuar e tyre kërkon një hapësirë më vetë, por shkurtimisht mund të theksohet se këto dy elemente ashtu siç pritej dhanë saktësimin përfundimtar për filozofinë e dy partive të mëdha politike. Vizioni (ende i paprovuar praktikisht, por gjithsesi i dëshiruar si një Mesiah) përballë Shqipërisë në BE simotër siameze e Shqipërisë në NATO. Listat dhe kongreset çanë dhe dilematizuan partitë nga brenda, por qartësuan elektoratin që i sheh me vëmendje nga jashtë.
Këto parashtrime mund të jenë të vlefshme për të arritur në konkluzionin se:
Në përfundim të fushatës elektorale duket se përherë të parë në historinë pluraliste të Shqipërisë votuesit do të legjitimojnë pushtetin jo vetëm politikisht dhe juridikisht, por edhe moralisht. Ata do të duhet të gjykojnë se cili prej liderëve frymëzon një «mit» jo vetëm qeverisës, por edhe komunitar.
Liderët e kërkuan vetë këtë pozicionim të elektoratit dhe përgjigjja që do të marrin është vetëm në përgjegjësinë e tyre. Votuesi do t’i votojë jo vetëm si kryetarë partie, por ndoshta për herë të parë edhe si kryetarë shteti. Lum ata liderë që krahas imazhit personal kanë ruajtur edhe imazhin e forcës së tyre politike, që pas verdiktit të popullit do të duhet ta mbështesë në reformat! Deri më tani kemi parë se Edi Rama foli fort dhe bindshëm deri para pak ditësh për politikën e re, solli përpara syve të elektoratit figurat e reja të ardhura në grup nga jashtë atdheut, por nuk arriti t’i përballonte sulmet e grupit të presionit të të vjetërve brenda partisë, gjë që bëri të zëvendësoheshin në momentin e fundit ca emra me ca të tjerë. Politika e re nuk doli aq e fortë praktikisht. Nga ana tjetër Edi Rama i dha Sali Berishës argumentin e tij të parapëlqyer:
Nuk tërhiqet Sali Berisha!
Koka e falur nuk pritet!
Edi Rama në sytë e Sali Berishës nuk përbën më një kundërshtar, pasi nuk udhëhoqi personalisht alternativën e tij të re, duke krijuar kështu një precedent të paparë në historinë bashkëkohore politike: Mund të kemi nesër një kryeministër të pavotuar!
Ndërkohë në krye të listës (dhe të formacionit të tij politik) në Tiranë qëndron Sali Berisha, i cili në këto katër vjet qeverisje përmes gjithë grafikëve me ngjyra kuq e blu ka arritur një fitore të madhe, mbi të gjitha personale: Sali Berisha rehabilitoi PD-në dhe figurën e tij si lider historik dhe faktik i saj. Sali Berisha në këtë prag fushate nxjerr forcën e tij politike dhe vetveten pa kompleksin e 1997, të cilin në kuvendin e PD-së ai e pranoi sërish si gabim politik, por tashmë të tejkaluar nga volumi i sukseseve të arritura.
Sali Berisha del në këtë prag fushate përsëri me sloganin e 1990 “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, por me një avantazh Shqipëria europiane mbetet vizion i kahershëm, por tashmë në 2009 ky vizion paraprihet nga Shqipëria në NATO.
Mes Berishës dhe Ramës qëndrojnë jo pa peshë edhe Ilir Meta dhe Fatos Nano. Meta ka bërë opozitën e pozitës dhe opozitës njëherësh, por ka ruajtur dimensionin ideologjik të së majtës gjatë opozitës së tij ‘parimore’, si edhe ka ditur të ruaj një qëndrim të ekuilibruar të pranimit të arritjeve dhe të ballafaqimit të mos-arritjeve me alternativa konkrete të majta. Fatos Nano deklarohet, se me vetëdije s’do të kishte pranuar në asnjë rast (!) të garonte krah PS-së. Ai është duke pritur bashkimin (virtual) të së majtës pas zgjedhjeve. Mos vallë ka synim t’ia delegojë këtë bashkim të së majtës pikërisht Ilir Metës, tani që pakti dhjetëvjeçar Meta-Rama, për të cilën na bëri me dije z. Nano, duket se ka përfunduar?!
Kjo periudhë para-elektorale ka qenë mahnitëse! Pikërisht për faktin se gjatë fushatës së vërtetë zor se pritet ndonjë surprizë! Të shpresojnë se nuk do të ndodhë ndonjë kontigjencë supra-natyrore! Fituesit dhe humbësit janë konturuar tashmë.
Por më sublimja do të mund të ndodhë në 29 qershor, atë ditë shqiptarët do të kenë mundësinë, më së fundi, të shpresojnë për një alternativë të majtë e një të djathtë. Pas këtyre zgjedhjeve, partive nuk u mbetet gjë tjetër veçse nën udhëheqjen e liderëve të legjitimuar moralisht, të de-kompleksuar e të qartë për pozicionimin e tyre, të përpunojnë alternativa politike që do të jenë jo më përtej apo midis apo jo andej, por këtej. Alternativat pas 29 qershorit do të jenë detyrimisht me identitet të qartë politik e ideologjik, menaxhimi shtetëror do të jetë me politika publike të djathta apo të majta. Shqiptarët tashmë janë në gjendje të kërkojnë përgjegjësi morale tek liderët e tyre, janë në gjendje të formulojnë interesat sociale apo kapitale dhe pas këtyre zgjedhjeve do të lobojnë fort për përmbushjen e tyre. Si rrjedhim, këto zgjedhje e gjejnë realitetin politik shqiptar në momentin e tij më të mirë për një ndryshim përfundimtar dhe pozitiv. Ndoshta prandaj të dy koalicionet e mëdha quhen njëra “Aleanca për Ndryshim” e tjetra “Bashkimi për Ndryshim”. Legjitimimi i pushtetit kur është edhe moral, presupozon se sa herë që pushteti nuk është në përputhje me vlerat komunitare, unë që e legjitimova jam po aq i legjitimuar ta rrëzoj. Kushdo qoftë fituesi i këtyre zgjedhjeve, do ta ketë më të vështirë pas kësaj ta mbaj pushtetin.