E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria, në vitin 2009, ka pasur rritje

Nota pozitive edhe për ekonominë

Mes problemeve të shumta Shqipëria ka një anë pozitive të profilit të saj qeverisës dhe politik. Vlerësimet e bëra dje në Senatin e SHBA i kanë mëshuar sërish me tone pozitive transformimet e Shqipërisë gjatë 20 vjetëve të fundit, i cili përmes reformave të kryera ka mundësuar “që Shqipëria të meritonte anëtarësimin në NATO më 1 prill 2009”. Kandidati për ambasador Arvisu ka njohur si shumë pozitiv kontributin e vendit tonë në sigurinë globale dhe një aleate e besueshme e Shteteve të Bashkuara. Si dëshmi e kësaj është sjellë dislokimi kohët e fundit i 44 trupave luftarake për të luftuar krah për krah me forcat amerikane në Kandahar të Afganistanit që është dislokimi i parë i trupave luftarake nga Shqipëria që nga Lufta e Dytë Botërore, duke e çuar në rreth 300 numrin e përgjithshëm të ushtarëve shqiptarë pjesëmarrës në forcën ndërkombëtare në Afganistan. Me vlerë të veçantë për SHBA është edhe risistemimi i personave të ndaluar në Guantanamo, pa harruar këtu rolin specifik në Integrimin e Ballkanit Perëndimor. Por ajo që ka më shumë rëndësi është konfirmimi i bërë për rritjen ekonomike e cila parashikohet edhe për këtë vit, një qëndrim ky që pohon deklarimet e vëna në dyshim të Kryeministrit Sali Berisha.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›