Shqipëria neser fik dritat për 60 minuta
TIRANE-Shqipëria i bashkohet aktivitetit global më të madh mjedisor "Earth - Hour" dhe të shtunën e fundit të Marsit, 27 mars, në orën 20:30 të gjithë do të fikim dritat dhe aparaturat e tepërta elektrike për 1 orë! Kjo është "Ora e Tokës". Ky është viti i dytë i organizimit të "Ora e Tokës" në Shqipëri, nga ana e "ANEP - Shoqata për Politika të Reja të Mjedisit". Në nivel global "EH - Earth Hour" është iniciative e WWF - World Wild Fund. Nga viti i parë i eventit e deri tek i katërti, kjo iniciative ka njohur rritje nga 1 milionë njerëz në Sidnei në 2007, në 1 miliardë në gjithë botën në 2009. Sivjet synimi i EH është që të ketë mbi 1 miliardë pjesëmarres: 1 në çdo 6 banorë të planetit. Kemi konfirmimin e qytetit të Tiranës dhe Vlorës që kanë marrë kështu statusin "Earth Hour City 2010". Po ashtu shpresojmë ende në pjesëmarrjen e Shkodrës, Fierit, Elbasanit, Korçës, Durrësit, etj. Vitin që shkoi në botë u fik për 1 orë ndriçimi Kullës Eiffel, Koloseu, Syri i Londrës, Ura Bruklin, Stadiumi "Foleja e Zogut", Porta e Brandenburgut, Statuja e Jezu Krishtit në Rio de Zhaneiro, etj. Këtë vit, Ambasadorë të Orës së Tokës në Shqipëri janë njerëz të njohur si: Petrit Vasili, Gjergji Bojaxhi, Taulant Bino, Sonila Meço, Anila Basha, Shezai Rrokaj, Artan Lame, Saimir Kodra, Mihallaq Qirjo, të cilët i janë bashkuar me dëshirë kësaj përpjekjeje për të nxitur sa më shumë shqiptarë t'i bashkohen kësaj iniciative globale.
(GSH/BalkanWeb)
(GSH/BalkanWeb)