E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, një pozitë më lart

Nga Express më 13 janar 2011 në ora 12:06

Kombëtarja shqiptare ka përparuar për një pozitë në renditjen botërore të publikuar të mërkurën nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA). Në renditjen e muajit dhjetor, kuqezinjtë e shohin veten në pozitën e 64-t (në muajin nëntor ishin në pozitën e 65-të), me 497 pikë. Përpara djelmoshave të Josip Kuzes gjendet Zelanda e Re, kurse prapa tyre, Irani.

Spanja mban kryesimin

Në dhjetëshen e parë të renditjes botërore të FIFA-s pati vetëm një ndryshim: Kroacia doli e nënta, duke e ndërruar vendin me Egjiptin, i cili tash është i dhjeti. Renditjen vazhdon ta udhëheqë kampioni botëror Spanja, e ndjekur nga finalisti i kompeticionit të Afrikës së Jugut, Holanda. Gjermania është e treta, përpara Brazilit e Argjentinës. Anglia mbetet e gjashta, përpara Uruguait e Portugalisë.

Renditja e FIFA-s
1. Spanja1887 pikë
2. Holanda1723
3. Gjermania1485
4. Brazili1446
5. Argjentina1338
6. Anglia1195
7. Uruguai1152
8. Portugalia1090
9. Kroacia1075
10. Egjipti1036
------------------------
65. Shqipëria497

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›