Shqipëria, për revansh e rekord kundër Hungarisë
Dy trajnerët holandezë, Han e Koeman, synojnë fitoren e ekipeve të tyre
Dash Frashëri
Shqipëria është e motivuar si kurrë më parë për të fituar me Hungarinë në “Qemal Stafa”, për të marrë revanshin e humbjes në Budapest (2-0, e vetmja në pesë ndeshjet e para) e për të kapur vendin e dytë (me 9 pikë) në grupin 1 eliminator të zonës europiane, në kuadër të kualifikueseve të Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”. Trajneri Ari Han pohoi i bindur se formacioni që do të hedhë në fushë e ka të qartë detyrën e tij, duke besuar se tifozeria shqiptare do të largohet e kënaqur në përfundim të takimit nga impianti ndërkombëtar, ashtu siç e përjetuan edhe në dy ndeshjet e fundit të zhvilluar në “Qemal Stafa”, në barazimin e madh kundër Suedisë (0-0, 6 shtator 2008) dhe në fitoren 3-0 kundër Maltës katër ditë më pas. Kombëtarja ka mundësinë për të vendosur disa rekorde statistikore nëse do të fitojë kundër “magiarëve”, pasi kundër kundërshtarëve të radhës jo vetëm që do të regjistronim fitoren e parë në pesë ndeshje kundër Hungarisë, do të shënohej goli i parë historik, kur Shqipëria ka pësuar 17 të tillë në katër ndeshjet e para, por dhe do të grumbullonte për herë të parë 9 pikë në gjashtë ndeshjet e para të eliminatoreve të një kompeticioni të madh. Shqipëria e Hungaria rikthehen për herë të dytë pas 61 vjetësh në tapetin e “Qemal Stafës”, teksa në takimin e parë të vlefshëm për eliminatoret e Kampionatit të Europës Qendrore e Lindore, në vitin 1948, patën barazuar pa gola. Entuziazmi në radhët e drejtuesve më të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit, përfshirë presidentin Armand Duka, por dhe lojtarët, duke filluar nga dy kapitenët e Kombëtares, Altin Lala e Lorik Cana, mbrojtësit Debatik Curri e Armend Dallku, mesfushorët e avancuar Klodian Duro e Ervin Skela e deri te sulmuesit e Hamdi Salihi.
SITUATA
Shqipëria humbi një shans të madh në Maltë për të marrë kryesimin e grupit, parë mundësinë e marrjes së pikëve të plota kundër Hungarisë në ndeshjen e tretë në shtëpi, teksa ka dalë dy herë e pamundur në tre ballafaqimet jashtë shtëpisë. Në pesë takimet e para eliminatore të Botërorit 2010, Shqipëria ka fituar me Maltën (3-0), barazuar me Suedinë (0-0, në Tiranë) dhe Portugalinë (0-0, në Braga) e Maltën (0-0, në La Valeta) e humbur me Hungarinë (2-0, në Budapest), duke grumbulluar 6 pikë, një më shumë se Portugalia e Suedia, që kanë luajtur nga ana e tyre respektivisht katër e tri ndeshje. Skenarët e grupit tonë e llogaritë e “prishura” nga Shqipëria për dy ekipet që do të renditen të parat (Danimarka, Hungaria, Portugalia e Suedia luftojnë për këto dy vende) janë të shumta. Nuk është çudi që me fitoren kundër Hungarisë e ndonjë barazimi në Danimarkë (5 mijë euro janë dhënë për këto katër pikë), Shqipëria të jetë në valle apo faktor përcaktues deri ditën e fundit, duke parë se do të luajë më pas kundër Danimarkës e Portugalisë në Tiranë e Suedisë në Stokholm. Nga ana tjetër, Hungaria luan fillimisht me Shqipërinë dhe katër ditë më pas ndaj Maltës në Budapest. Trajneri i Hungarisë, Ervin Koeman, edhe ky holandez si Ari Hani ynë, deklaroi se edhe për të Shqipëria e Malta janë dy ndeshje shumë të rëndësishme për vazhdimësinë e ekipit të tij. “Ne e kemi të qartë synimin tonë për të arritur 6 pikë në këto dy ndeshje. Kjo do të ishte ideale, edhe pse në fund mund të jemi të kënaqur me katër pikë. Gjithsesi, tani rëndësi ka që të përballemi denjësisht në Shqipëri ndaj një ekipi që kërkon të ‘vrapojë’. Na duhet të arrijmë një rezultat pozitiv”, - tha ai të enjten për faqen zyrtare të FIFA-s. Gjithsesi, me Danimarkën e vendit të parë që luan nga ana e saj në Maltë (teorikisht e fituar) e Portugalinë e Suedinë që përplasen midis tyre në shtëpinë e Kristiano Ronaldos (ndeshja e parë midis tyre në Suedi përfundoi 0-0), shanset edhe këtë radhë flasin për Shqipërinë.
FORMACIONI
Në stërvitjen njohëse në stadiumin “Qemal Stafa”, Han projektoi edhe formacionin anti-Hungari (gjithmonë nëse holandezi nuk ndryshon mendjen në momentet e fundit). Lëvizjet e mëdha janë ato të Canës në mbrojtje dhe konfirmimi i Salihit, si sulmuesi i vetëm. Kështu në portë do të luajë Hidi, ndërsa në mbrojtje me katër: në të djathtë Dallku, në qendër Beqiri dhe Cana, ndërsa në të majtë Curri. Në mesfushë para mbrojtjes do të vendoset Lala, djathtas Bulku, ndërsa majtas Lika. Në sulm Salihi, i mbështetur nga Duro në të djathtë dhe Skela, i cili do të ketë më shumë detyra sulmuese. Shqipëria ka luajtur me Salihin (ende pa gol në këto eliminatore) si sulmues të parë kundër Suedisë, por alternativa të mira zëvendësuese janë edhe ato të Besart Berishës (gjithmonë ka luajtur si zëvendësues) e Migen Memellit (burime brenda stafit të Han pohuan se për sulmuesin e Tiranës do të ketë disa minuta).
SHQIPËRIA
4-3-2-1
Portier: Hidi
Mbrojtja: Dallku, Beqiri, Cana, Curri
Mesfusha: Lala, Bulku, G.Lika, Duro, Skela
Sulmi: Salihi.
DEKLARATAT PARA NDESHJES
ARMAND DUKA
“Kemi përpara një ndeshje shumë të rëndësishme, që bëhet e tillë sidomos pas barazimit me Maltën. Si unë, edhe e gjithë Shqipëria, presim maksimumin nga ekipi kombëtar për të arritur te fitorja kundër Hungarisë. Shpresoj që tifozët të dalin të kënaqur”.
ARI HAN
“Besoj se të gjithë e kemi të qartë rëndësinë e kësaj ndeshjeje. Kemi lënë dy pikë me Maltën, duhet patjetër t’i rikuperojmë me Hungarinë. Të gjithë, përveç Beqajt e Lilës, gëzojnë një formë të mirë. Jam i sigurt se do të marrim rezultat pozitiv”.
ALTIN LALA
“Duke parë që Hungaria ka shtatë pikë, ta lëmë poshtë të paktën pas kësaj ndeshjeje. Duhet të jemi në 100 për qind. Fitorja dhe marrja e tri pikëve do të ishte shumë më mirë sesa barazimi. Duke parë dhe kundërshtarin, kjo do të ishte gjysma e së keqes”.
LORIK CANA
“Luajmë kundër një skuadre që edhe pse nuk ka emra të mëdhenj, luan një futboll të shpejtë dhe të organizuar. Në këtë sfidë duhet të dhurojmë patjetër gjëra pozitive. Në fushën tonë, publiku do gjithnjë suksesin, shpresoj ta arrijmë këtë gjë”.
ERVIN SKELA
“Të gjithë jemi shumë të zhgënjyer nga ndeshja me Maltën. Nga ajo ndeshje kemi mësuar shumë gjëra. Shpresoj të mos i përsërisim gabimet. Ndeshja kundër Hungarisë është për mua kyçi i eliminatoreve. Duhet ta përgatisim takimin nga minuta e parë”.
KLODIAN DURO
“Përpara kemi një ekip të fortë ose më mirë një rival të drejtpërdrejtë, siç është Hungaria, e cila është edhe skuadra që na ka shkaktuar humbjen e vetme që kemi. Të gjithë së bashku të arrijmë të marrim tri pikë në këtë ndeshje”.
HAMDI SALIHI
“Shpresoj të fitojmë 2-0 kundër Hungarisë për të marrë hak dhe për ndeshjen e parë të humbur po me këtë rezultat në Budapest. Besoj se si grup deri tani kemi marrë rezultatet më të mira. Shpresoj që dhe kundër Hungarisë të luajmë si një grup solid”.
DEBATIK CURRI
“Hungaria është i vetmi ekip që na ka bërë dy gola, ndërkohë që nuk na shënoi as Suedia dhe as Portugalia. Mendoj se duhet të jemi 100 për qind të gatshëm për të dhënë maksimumin. Hungaria nuk është një ekip i madh. Barazimin do ta quaja dështim”.
ARMEND DALLKU
“Besoj e shpresoj se në këtë ndeshje do ta thyejmë dhe atë tabu të mosshënimit të golit, pasi na mungon ai. Besoj se do të bëjmë më të mirën në fushë. Duhet të jemi më agresivë në sulm. Do të jetë një ndeshje e nxehtë. Shpresojmë t’ia dalim mbanë”.
ARIAN BEQAJ
“E rëndësishme është që tani ne kemi rastin t’i kthejmë reston Hungarisë. Për mendimin tim, kjo është ndeshja më e rëndësishme në këto eliminatore për Shqipërinë. Në rast fitoreje, objektivi i parë, ai i vendit të katërt, do të ishte më i afërt”.
ISLI HIDI
“Do të bëj të pamundurën që të mos pësoj asnjë gol, sepse kështu do të mund të jem gjithnjë e më pranë vendit të titullarit. Mendoj se pas ndeshjes me Maltën kam fituar më shumë siguri dhe ndihem shumë mirë”.
BILANCI ME HUNGARINË
20.08.1947 Hungari-Shqipëri 3-0
23.05.1948 Shqipëri-Hungari 0-0
24.09.1950 Hungari-Shqipëri 12-0
11.10.2008 Hungari-Shqipëri 2-0
Bilanci: 4 takime; 0 fitore, 1 barazim, 3 humbje. Golat: 0-17
BOTËRORI 2010
06.09.2008 Shqipëri-Suedi 0-0
10.09.2008 Shqipëri-Maltë 3-0
11.10.2008 Hungari-Shqipëri 2-0
15.10.2008 Portugali-Shqipëri 0-0
11.02.2009 Maltë-Shqipëri 0-0
Bilanci: 5 takime; 1 fitore, 3 barazime, 1 humbje. Golat: 3-2
Grupi 1
Skuadra ND F B H G+ G- P
Danimarka 3 2 1 0 6 2 7
Hungaria 4 2 1 1 4 2 7
Shqipëria 5 1 3 1 3 2 6
Portugalia 4 1 2 1 6 3 5
Suedia 3 1 2 0 2 1 5
Malta 5 0 1 4 0 11 1
BOTËRORI 2010
NDESHJET ELIMINATORE
28 mars 2009
Grupi 1
20:00 Maltë-Danimarkë
20:30 Shqipëri-Hungari
21:15 Portugali-Suedi
Grupi 2
17:00 Luksemburg-Letoni
17:45 Moldavi-Zvicër
20:00 Izrael-Greqi
Grupi 3
18:15 Irlanda V.-Poloni
20:45 Slloveni-Çeki
Grupi 4
15:00 Rusi-Azerbajxhan
16:00 Uells-Finlandë
20:00 Gjermani-Lihtenshtejn
Grupi 5
17:00 Armeni-Estoni
20:45 Belgjikë-Bosnjë H.
22:00 Spanjë-Turqi
Grupi 7
19:45 Rumani-Serbi
20:45 Lituani-Francë
Grupi 8
19:00 Qipro-Gjeorgji
20:45 Irlandë-Bullgari
20:45 Mali i Zi-Itali
Grupi 9
20:45 Holandë-Skoci
28 Mars 2009