E Shtunë, 31 Tetor 2026

Volkswagen Golf VI GTD me naftë



Volkswagen Golf VI tashmë vjen edhe në variantin me naftë GTD. Ky model do të paraqitet zyrtarisht në panairin e radhës së automjeteve në Leipzig të Gjermanisë, i cili mbahet nga 28 marsi deri më 5 prill të këtij viti. GTD nën kapak do të ketë motorin e njohur me naftë prej 2.0 litrash dhe 170 KF, që i mundëson Golfit të arrijë shpejtësinë prej 100 km/h për 8.2 sekonda. Shpejtësia maksimale është 220 km/h. Natyrisht, në ofertë, përveç marshit mekanik prej gjashtë shpejtësish, do të jetë edhe marshi DSG me freksion të dyfishtë dhe shtatë shpejtësi transmetimi. Dallimet më të mëdha nw GTI-në e re kanë të bëjnë me motorin, pamja është shumë e ngjashme me modelin paraardhës. Edhe pjesa e brendshme duket shumë e ngjashme me atë të GTI-së, që nënkupton ulëse, timon dhe pedale sportive si dhe pajisje shumë komode.

Seat Ibiza karavan për vitin 2010

Nga Seat ka mbërritur lajmi se gjatë vitit të ardhshëm do të prezantohet versioni karavan i modelit “Ibiza”. Seat në periudhën e ardhshme do të paraqesë disa modele të reja apo versione të reja të atyreve ekzistuese, ndërsa një nga risitë është Ibiza në versionin karavan. Karavani, përveç emrit standard, do të ketë edhe shenjën ST, e cila në këtë rast nuk ka konotacion sportiv sikurse Sports Tourer te prodhuesi Ford. Ibiza ST do të paraqitet gjatë vitit të ardhshëm me ofertë të njëjtë të motorëve sikurse te modeli ekzistues, që nënkupton edhe opsionin e marshit DSG me freksion të dyfishtë.

Hyundai Blue Drive me teknologji inovative

Hyundai Motor Company i ka prezantuar publikut për herë të parë logon Blue Drive. Ajo përbëhet nga një gjethe e gjelbër, e cila simbolizon ciklin jetësor të tokës, ndërsa ngjyra e kaltër simbolizon pastërtinë e oqeanit dhe të qiellit. Modeli i parë që në vete do të bartë këtë shenjë është “i30 Blue” me teknologjinë inovative ISG (Idle Stop Go). Bëhet fjalë për një sistem, i cili ndal motorin gjatë kohës që qëndron në vend dhe e ndez atë sërish me të lëvizur duke zvogëluar shpenzimin e karburantit dhe rrjedhimisht emetimin e dioksidit të karbonit. Gama e modeleve Blue Drive së shpejti do të zgjerohet edhe më shumë me modelet tani për tani konceptuale Gas-Electric Hybrid, LPI- Electric Hybrid, modelet me motorët Flex-Fuel, modelet me motorët CRDi dhe teknologjinë CFP dhe modelet me hidrogjen.

28 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›