Shqipëria përfaqëson Kosovën në vende ku s’ka konsullatë

Marrëveshja është nënshkruar sot në Tiranë midis dy ministrave të Jashtëm.
Ministri Edmond Haxhinasto dhe ai kosovar, Enver Hoxhaj, nënshkruan marrëveshjen në Fushën e Përfaqësimit Konsullor, e cila mundëson afrimin e shërbimit konsullor, sa më pranë nevojave të qytetarëve të dy vendeve tona.
Në qendër të bisedimeve mes dy ministrave ishte avancimi i marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve për t’i shndërruar ato në model të bashkëpunimit rajonal. Po ashtu u diskutua për zhvillimet në Kosovë, kryesisht në pjesën veriore të saj, për mbështetjen e Shqipërisë në proceset integruese të Republikës së Kosovës dhe afirmimi i saj ndërkombëtar.
Në bisedime u ra dakord të mblidhet sa më shpejt Komisioni Ekonomik i Përbashkët për integrimin e tregut të dy vendeve tona, si një treg i hapur dhe për integrimin e vendeve të tjera të rajonit. Haxhinasto ritheksoi mbështetjen e Shqipërisë për dialogun Kosovë-Serbi, për zgjidhjen problemeve teknike mes dy vendeve; nënvizoi rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve të arritura.
Lidhur me veriun e Kosovës u theksua rëndësia që i tërë komuniteti ndërkombëtar të flasë më një zë të qartë e të vetëm dhe se zbatimi i Planit Ahtisari është zgjidhja e vetme për problemet në këtë pjesë të vendit dhe integrimin e komunitetit serb të Kosovës. /Start/
2012-01-13 17:11