E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori i ri i Italisë: 21 janari, nuk duhej të ndodhte, përgjegjësi dyfishe

Masimo Gaiani

I sapodërguari i Romës në Tiranë lëvdon ligjin e plehrave që lejon sjelljen e tyre nga Italia në Shqipëri: E mbron mjedisin më tepër nga çduhet (!)
Në këtë intervistë dhënë gazetares Ilva Tare në Tonight, ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri, Massimo Gaiani flet për herë të parë pas emërimit në Tiranë. Lidhur me 21 janarin, ai ndjek linjën rutinë ndërkombëtare të përgjegjësisë dyfishe, pa pranuar të flasë për mosdënimin e atyre që vranë dhe atyre që urdhëruan vrasjet jashtë perimetrit të kryeministrisë të 4 protestuesve paqësorë. Z.Gaiani thotë që ngjarje të tilla duhen shmangur.

Më pas, sikurse pritej ai lëvdon ligjin që lejon importin e plehrave të Italisë drejt Shqipërisë. Asgjë nuk jepet gratis, – pyet më pas gazetarja Tare, – duke e përqendruar bisedën rreth përfitimeve italiane në Shqipëri, ndërkohë që sjell në emision ankesa të shumta të emigrantëve tanë që jetojnë në Itali. Më poshtë, pjesë nga intervista që vjen për lexuesin tonë me shkurtime.

Ilva Tare: Po filloj me diçka që na bashkon pa diskutim, Adriatikun, një det që na bashkon, por që nganjëherë dhe na ka ndarë, një det që u ka sjellë një realitet ndryshe shqiptarëve që e kanë kaluar dhe që jo gjithmonë kanë qenë të gjithë me fat. Mendova që ta filloj intervistën duke ju pyetur për një tragjedi që ka ndodhur më 9 janar të 2004, ku humbën jetën 28 persona, midis të cilëve edhe fëmijë. Familjaret e viktimave kanë shprehur zhgënjimin e tyre se drejtësia nuk është vendosur në vend dhe pse kanë kaluar shumë vite. Ju çmendim keni për viktimat që humben jetën gjatë atij udhëtimi?
Ambasadori: Kur kemi të bëjmë me humbje jete njerëzish është gjithmonë një fakt me te vërtetë tragjik dhe që duhej gjetur absolutisht një mënyrë për ta shmangur. Mendoj se është e drejtë nga ana e familjarëve të viktimave të kërkojnë dhe të duan vendosjen e drejtësisë absolute për një ngjarje kaq tragjike, por duhet të shohim përpara dhe që ky det, i cili një kohë ndante Shqipërinë nga bregu tjetër sot përbën një koncept krejt ndryshe: sot mund të lëvizesh lirshëm nga Shqipëria në Itali, si dhe nga Italia në Shqipëri dhe mendoj se kështu i është dhënë fund këtyre tragjedive dhe se deti Adriatik nuk duhet të jetë me një det që ndan, por që bashkon. Bashkon në fushën e turizmit, të transportit, të marrëdhënieve dypalëshe, të ruajtjes së përbashkët të mjedisit, të gjitha këto janë gjëra që patjetër duhet ti bëjmë së bashku.

Ilva Tare: Sigurisht duhet të ndërtojmë edhe të ardhmen, por më parë duhet të reflektojmë pak dhe për të analizuar te shkuarën. Ju mendoni se në një farë mënyre është bërë drejtësi në lidhje me këto ngjarje të renda që kanë ndodhur në 15 vitet e fundit?
Ambasadori: Për fat të keq nuk mundet kurrë që të arrihet në përcaktimin e plotë të të gjitha përgjegjësive, të cilat janë te shumta, janë të gjëra, janë të përbashkëta. Sigurisht që kur njerëzit duan të ikin, të largohen me çdo kusht, fatkeqësisht ndodhin shpesh ngjarje shumë fatkeqe siç e kemi parë në vende të tjera, në rrethana të tjera, dhe mënyra e vetme për të ndalur këto ngjarje të tmerrshme është që të krijojmë zhvillim e të mos lejojmë më që të merret një varkë e vogël apo çfarëdo lloj mjeti pa masat e duhura të sigurisë e të vihet në rrezik jeta e njerëzve.

Ilva Tare: Ambasador, do të doja të dija pozicionin Tuaj d.m.th., atë të Italisë në lidhje me tragjedinë e 21 janarit, ku 4 persona u vranë. Cili është pozicioni i Italisë një vit më pas në lidhje me ngjarjen e 21 janarit?
Ambasadori: Është e qarte se gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin. Nuk duhet të ndodhin kurrë. Sigurisht që duke parë një vit më vonë mund të themi: Vendi reagoi mirë ndaj kësaj situate të vështirë dhe se sot ka rinisur dialogu midis palëve politike, ka rinisur në kuptimin e plotë të fjalës dhe se duhet të punojmë të gjithë për një funksionim më të mirë të Institucioneve, të të gjitha institucioneve. Sigurisht nga një funksionim më i mirë i Institucioneve mund të bëhet e mundur që ngjarje të këtij lloji të mos përsëriten më. Mendoj se gjëja më e rëndësishme është funksionimi i të gjitha Institucioneve. Secili duhet të kryejë rolin e tij: Qeveria sigurisht që duhet të qeverisë, të mbajë rendin publik, opozita duhet të kryejë rolin e saj, natyrisht në mënyrë të përgjegjshme.

Ilva Tare: Po drejtësia z. Ambasador? Cilët janë fajtorët? Të cilët deri tani nuk janë akuzuar zyrtarisht për ngjarjet e 21 janarit. Keni ndonjë koment për këtë fakt?
Ambasadori: E përsëris Në respekt të plotë Sepse një diplomat në një vend të huaj duhet që para se gjithash të respektojë vendin, autonominë si dhe pavarësinë e këtij vendi. Por mund të shpreh një dëshirë: atë që sigurisht duhet të hidhet sa më shumë dritë në lidhje me atë që ndodhi për çdo aspekt e për çdo rrethanë.

Ilva Tare:    Do të doja një opinionin Tuaj në lidhje me analistët e shtypit, të cilët kanë kritikuar linjën e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara pas ngjarjeve të 21 janarit. Ata kanë kritikuar linjën e zgjedhjes së stabilitetit përkundrejt demokracisë. Ju jeni dakord me këtë kritikë?
Ambasadori: Është shumë më lehtë të bësh kritika dhe më vështirë të përftosh rezultate. Nuk duhet ti shohim fjalët demokraci dhe stabilitet si të kundërta, në antitezë me njëra-tjetrën, por duhet të përpiqemi që ti martojmë së bashku, pra të bëjmë që stabiliteti, çka përbën një aspekt tejet të rëndësishëm prej te cilit rrjedh me pas pasuria, fakti që njerëzit nuk humbin me jetë, nuk përballen me probleme të rënda, të bashkëjetojë me demokracinë që sigurisht duhet të lejojë zhvillimin e plotë e të lirë të të gjitha veprimeve.

Ilva Tare: Zoti Ambasador, ardhja Juaj përkon me një fakt, i cili kënaqi jo vetëm shqiptaret, por dhe partnerët ndërkombëtarë: fundi i krizës politike në Shqipëri që zgjati më shumë se 2 vjet si rrjedhojë e zgjedhjeve parlamentare të 2009-s. Më në fund dy partitë më të mëdha vendosen të komunikojnë, negociojnë, si dhe të miratojnë ligje të cilat do të jenë të rëndësishme në procesin e integrimit. Mendoni se më të vërtetë bëhet fjalë për një dialog të qëndrueshëm, i cili do të zgjasë. Cili është pozicioni Juaj?
Ambasadori: Unë theksoj se është i nevojshëm dhe se nuk ka zgjidhje tjetër. Për këtë jam i sigurt. Është e pashmangshme që të ketë dialog, nuk ka rruge tjetër. E kërkon Europa, por besoj se e kërkojnë dhe vetë shqiptarët. Besoj se është në interesin e të gjithëve që të flitet, të dialogohet, të bashkëpunohet sipas ligjeve kushtetuese, institucionale. Ai që ka fituar zgjedhjet duhet të qeverisë, kush është në opozitë duhet të nxisë e të japë kontributin e tij në kontekstin e analizës kritike. Por gjithçka duhet të ndodhë në rrethin e dialogut, jetojmë në demokraci në të cilat ekzistojnë parlamentet të cilët duhet të punojnë me kontributin e të dyja forcave. Kjo mendoj se është e domosdoshme.

Ilva Tare:    A mendoni se do të zgjasë dialogu?
Ambasadori: Unë jam optimist nga kontaktet e parë që kam pasur, kam përshtypjen, besoj se ky dialog është i rëndësishëm për të gjithë dhe se do të ruhet. Me duket se ekzistojnë elementet pozitive dhe se po shkohet drejt kësaj linje. Sigurisht që dhe komuniteti ndërkombëtar me rolin e tij mund të ndihmojë dialogun, ta nxisë. Ndoshta duke dialoguar me të dy palët dhe besoj se kjo gjë është duke ndodhur.

Ilva Tare: Zoti Ambasador, Ju jeni një ekspert njohës i çështjeve europiane. Keni punuar për vite në Bru

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›