E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria që 2 vjet në NATO

Nga Express më 04 prill 2011 në ora 13:00

Shënohet sot 2 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Në përkujtim të kësaj ngjarje të shënuar për Shqipërinë, presidenti Bamir Topi do të vizitoi regjimentin Komando në Zall-Herr, ku pritet të mbajtë edhe një fjalë përshëndetëse.

Më 4 Prill u firmos dhe traktati që e bëri Shqipërinë vend me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut Verior, pas dorëzimit të dokumentacionit përkatës në Departamentin Amerikan të Shtetit, më 1 prill 2009, se bashku me Kroacinë.

Shqipëria mori ftesën për anëtarësim në vitin 2008, në Samitin e Bukureshtit, ndërsa u ul si vend anëtar me të drejta të plota në takimin e përfaqësuesve të lartë të NATO-s në samitin e Strasburg-Këln.

Më 7 prill 2009, u ngrit flamuri i Shqipërisë në selinë e NATO-s. Shqipëria u bë vendi i 27 anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›