Shqipëria, ul ndjeshëm rastet E trafikut të qenieve njerëzore
22/10/2009 Basha mer vlerësime nga homologët e tij të BE-së
TIRANE- Shqipëria ka ulur ndjeshëm numrin e rasteve të trafikut të qenieve njerëzores. Kjo gjë bëhet e ditur nga ministri i brendshëm Lulzim Basha, i cili dy ditë më parë ka marë pjesë në mbledhjen ministeriale të BE-së me temë “Drejt një veprimi global kundër trafikimit të qenieve njerëzore”. Në këtë takim Basha theksoi se në vitin 2007 janë identifikuar 199 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit me 238 autorë, gjatë vitit 2008 u identifikuan 104 raste me 154 autorë, ndërsa gjatë vitit 2009, u konstatuan vetëm 46 raste me 73 autorë. Për lokalizimin dhe arrestimin e këtyre rasteve, janë organizuar 39 operacione policore, të cilët kanë mundur të shkatërojnë 72 grupe kriminale që kishin si specialitet trafikun e qenieve njerëzore. Ndërkohë që kreu i sesionit Marco Gramenia, President i grupit të ekspertëve të BE mbi trafikimin e qenieve njerëzore, theksoi se Shqipëria është një shembull suksesi në luftën kundër krimit të organizuar në tërësi dhe një partner i besueshëm i BE në këtë luftë. Ai vlerësoi se hapat e ndërmarrë nga Shqipëria për sigurinë e kufijve dhe pajisjen me dokumenta të sigurta vijnë si pasojë e vullnetit të qeverisë Berisha në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme. Ndërkaq në takim ministri Basha nënvizoi faktin se Shqipëria që prej vitit 2006 ka në fuqi Moratoriumin për mjetet e shpejta të lundrimit në det, i cili ka rezultuar mjaft efektiv duke bërë që ky trafik nëpërmjet kufirit detar të jetë pothuajse zero. “Si rezultat i luftës me tolerancë zero kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e fundit mbi trafikimin e qenieve njerëzore e ka hequr Shqipërinë nga lista e vendeve në vëzhgim duke vlerësuar në këtë mënyrë përpjekjet dhe arritjet e qeverisë shqiptare në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore”,-theksoi Ministri Basha. Ai u ndal në veçanti në funksionimin e sistemit TIMS në të gjitha pikat e kalimit kufitar, bashkëpunimin mes autoriteteve policore me ato doganore, fitosanitare etj, si dhe bashkëpunimin me të gjitha organet kompetente për vënien para drejtësisë të të gjithë personave që kryejnë veprimtari të paligjshme. Shqipëria u vlerësua nga të gjithë ministrat e BE-së për bashkëpunimin me të gjitha agjencitë ndërkombëtare si INTERPOL, EUROPOL, FRONTEX, EUROJUST, por edhe për bashkëpunimin dypalësh me vende të BE në fushën e shkëmbimit të informacionit edhe operacioneve të përbashkëta.
9 % me pasaporta biometrike
Gjatë fjalës së tij Ministri Basha informoi homologët në Ministerial mbi hapat e ndërmarrë nga Shqipëria për paisjen me pasaporta biometrike të qytetarëve shqiptarë dhe modernizimit e sistemit të gjendjes civile. Deri më tani janë paisur me pasaportë biometrike 9% e qytetarëve shqiptarë, çka do të thotë se Shqipëria ka ritmin më të lartë në rajon në këtë drejtim, duke pasur parasysh se procesi filloi në muajin maj të këtij viti.