Miratimi në seancën e radhës
13/12/2008 Ligji i spiunëve
Projektligji për dosjet e spiunëve do të kalojë për diskutim dhe miratim në seancën parlamentare të ditës së hënë. Një vendim i tillë i marrë në Konferencën e Kryetarëve u bë me dije nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së Astrit Patozi. “Vendimi për kalimin në seancë të këtij ligji u kontestua nga përfaqësuesit e PS-së, me pretendimin se ai po vjen shpejt në Kuvend, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Ky është një nga ligjet më të arkivuara në këtë legjislaturë. Ai ka të paktën tre vjet në sirtarët e Komisionit të Ligjeve dhe është një ligj që pret trajtimin dhe mbylljen e këtij procesi”, - u shpreh Patozi lidhur me këtë çështje. Gjithashtu, referuar pretendimeve të ardhura nga kampi i majtë, të cilët e cilësojnë këtë ligj si tentativë për të goditur prokurorët që kanë në dorë çështje të rëndësishme, Patozi argumentoi se “këto pretendime janë absurde dhe keqpërdorim politik, pasi ligji prek shumë nivele të administratës dhe pretendimet për goditje të prokurorëve, hetuesve, policëve apo drejtorë drejtorish, janë shumë minore në raport me efektet e vërteta dhe serioze që ka projektligji”.