LSI,thirrje për ndryshim të kodit

LSI-ja dhe PDK-ë bëjnë thirrje për ndryshimin e kodit zgjedhor dhe rritjen e përfaqësimit të partive politike në Komisionet e Administrimit Zgjedhor. Duke përfituar nga ringritja e Komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore, dy partitë kërkojnë gjetjen e konsensusit, ndërkohë që LSI ka përsëritur edhe njëherë ftesën drejtuar Ramës për standartet e zgjedhjeve. Një ditë më parë konferenca e kryetarëve vendosi ringritjen e Komisionit të Posaçëm të reformes zgjedhore ku do të shqyrtohet dekreti presidencial për kodin zgjedhor, por kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Leskaj theksoi se ligji zgjedhor është një çështje e mbyllur.Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së në një deklaratë për shtyp deklaroi se Kodi Zgjedhor duhet të rregullohet sipas rekomandimeve të OSBE-së. Pëllumb Xhufi është shprehur se ndërkombëtarët po inkurajojnë dialog të gjitha partive për standardet e zgjedhjeve. Sipas Xhufit "Berisha mban përgjegjësi për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhë të ndershme". Ndër të tjera deputeti i LSI-së tha se "Edi Rama do të mbajë përgjegjësi për votimin e një kodi vetëvrasë për të majtën". Sipas Xhufit kryesocialisti Rama duhet ti përgjigjet ftesës së kryetarit të LSI-së, Ilir Meta për dialog për standardet e zgjedhjeve.