E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançini kundër Milanit: Tevez jo me huazim

Menaxheri i Mançester Sitit, Roberto Mançini duket se nervoz pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe e ka shfryrë inatin te gjigantin italian Milanin, pasi ka thënë se nuk dëshiron ta huazojë Tevezin, por ta shesë atë. “Unë nuk e di si qëndron situata për momentin, por ne duam ta shesim Tevezin. Për këtë arsye ne këtë moment asgjë nuk është e sigurtë dhe ne duhet të presim ditët në vijim. Diçka është e vulosur, ne nuk duam huazimin e Tevezit”, tha Mançini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›