Santosi vizitë Barças, diskutohet për Nejmar
Presidenti i Santosit Luis Alvaro Oliverira Ribeiro që prej ditës së martë ndodhet në Spanjë, ekzaktësisht në Barcelonë. Zyrtarisht raportohet se presidenti ka vendosur të bëjë disa ditë pushime para Botërorit të Klubeve në Japoni. Sipas raportimeve të " El Mundo Deportivo", Ribeiro do vizitojë stadiumin “Camp Nou” dhe muzetë e saj pasi është i apasionuar pas historisë së klubit katalanas. Por, arsyeja kryesore duket se është marrëveshja me Barcelonën për talentin 19-vjeçar brazilian Nejmar. Braziliani kërkohet prej kohësh nga klubi blaugrana dhe duket se Santos ka gjetur mundësinë për tu takuar me drejtuesit e Barcelonës për të shpejtuar arritjen e akordit.