E Diel, 1 Nëntor 2026

Inzaghi braktis Milanin, Marseja i ofron një vend

Pas dhetë sezonesh plot suksese dhe trofe, duket se po përfundon aventura e Filipo Inzaghit me fanellën e Milanit. Ardhja e Karlos Tevez është "lamtumira" e patjetërsueshme e sulmuesit 38-vjeçar nga Piacenza. Sipas raportimeve të “Corriere dello Sport”, klubi francez i Marsejës ka bërë hapa përpara për të siguruar shërbimet e bomberit italian. Tranjeri i francezëve, ish-shok skuadre me Super Pipon kur luanin te Juventusi, nuk ka rreshtur së shfaquri simpatinë dhe admirimin e tij për sulmuesin. Kjo mund të jetë edhe një mundësi e mirë për Filippo Inzaghin për të kaluar rekordin e Raul Gonzales, pasi Marseja vazhdon rrugëtimin e saj në Champions League.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›