E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria të plotësojë kushtet e BE për marrjen e statusit

31-08-2013 / Gazeta 55

Flet politikani austriak, Erhand Busek

Politikani i njohur austriak, Erhand Busek ndan mendimin se Shqipëria duhet të përmbushë rekomandimet e Brukselit, për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. Në një intervistë për mediat nga Austria, Busek deklaron se Shqipëria duhet t’i plotësojë kushtet sa më parë.
“Këshilla ime për qeverinë shqiptare, por edhe për qeveritë e vendeve të tjera rajonale që nuk janë ende pjesë e Bashkimit Europian është: përpiquni të plotësoni kriteret e BE-së sa më shpejt të mundeni. Kryesisht reformat në sistemin e drejtësisë dhe në ekonomi si dhe në legjislacion apo luftën kundër korrupsionit, si një nga problemet për të pasur investime të huaja. Politikanët mund të udhëtojnë sa në Bruksel, sa në kryeqytetet e vendeve të tjera, por kjo nuk ndryshon asgjë nëse nuk plotësohen kushtet e BE-së. Nëse plotësohen, kjo gjë mund të shihet nga një prizëm objektiv dhe gjërat mund të funksionojnë”- thotë ai. Duke komentuar marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Austrisë, Busek thotë se bashkëpunimi është korrekt si në fushën politike ashtu edhe atë ekonomike. “Mund të them se është një bashkëpunim korrekt, që ka qenë dhe është kështu prej një kohe të gjatë. Ka një prezencë të Shqipërisë në mendjet e austriakëve. Një hekurudhë e famshme, e quajtur Hekurudha Semmering, që i takon shekullit të 19-të mban vulën e një shqiptari - Carl Ritter von Ghega. Gjithashtu mund të përmend një aktor të famshëm - Aleksandër Moisiu. Bashkëpunimi ynë ka qenë i mirë edhe në kohën e regjimit Hoxha. Mendoj se marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë të shkëlqyera”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›