Vëzhgimi/A do ta mbajë Vangjush Dako standardin e hotelit 50 mijë euro për mbledhjen radhës të qeverisë Rama?

Mbledhja jashtë radhës zyrtare të kabinetit Rama pritet të zhvillohet në një nga hotelet e qytetit të Durrësit ditën e hënën. Në fillim PS-ja njoftoi se mbledhja e së hënës ishte parashikuar të zhvillohej në Shkodër, por zgjedhjet që zhvillohen të dielën në komunën Rrethina kanë qenë arsyeja e ndryshimit të vendit të takimit, duke e çuar në qytetin e Durrësit, ku kryebashkiaku mirëpritës është Vangjush Dako, që pritet të paguajë faturën 50 mijë euro për mbledhje qeverie pasi Rama është njeri me standard shpenzimi. Paratë që kryebashkiaku Dako duhet t’i shpenzojë për kanalizimet për të moslejuar përmbytjen e pjesë të qytetit të Durrësit, në fakt do ti duhen t’i shpenzojë për zijafetin e radhës së Ramës.
Kësisoj ministrat e rinj të pritje të marrjes së detyrës që pritet të nisin punën në 12 shtator do të paraqesin para kryeministrit në ardhje Edi Rama “planin e spastrimeve” për secilin dikaster, si dhe strukturën re të punësimit të militantëve në ministrive përkatëse. Me një llaf gjithçka do të jetë në dorë të Edi Ramës që do të kontrollojë jo vetëm ndarjen e buxhetit të cdo ministrie por edhe punonjësit e cdo dikasteri. Në fakt edhe paralajmërimet për lëvizje të administratës së ministrive jo vetëm që do të fshehin vendet e punës për punonjësit aktualë që do të jenë të pasigurt dhe të pamundur për t’u ankuar në gjykatë në lidhje me kontratën me shtetin shqiptar. Sidoqoftë një gjë është e sigurt: Edi Rama po kërkon të bëjë “reformat të thella” në institucionet shqiptare duke çarë në dysh, duke I ndarë punonjësit në “ne dhe ata”, për të fshirë administratën që futi Shqipërinë në NATO dhe liberalizoi vizat me vendet e bashkimit Europian. Ndërsa ministrat e qeverisë së re do të jenë në presionin e mungesës së një mburoje ligjore dhe politike, pasi kjo shpjegohet me profilin e ulët të tyre, të heqjes së mandatit të deputetit dhe kufizimi i imunitetit parlamentar.