Një familje e lumtur që shëtit bregut të detit, një i dashuruar që sheh në sytë e vajzës së zemrës bukuri magjepsëse, një i ri që zbulon aventura. Kjo është Shqipëria turistike që do t’i zbulohet Evropës. Nesër do të fillojë transmetimi i spotit promovues në kanalin televiziv CNN. Përgjatë tri javëve (deri në javën e parë të majit) përgjatë një spoti prej 80 sekondash zbulohen bukuritë natyrore e kultore të Shqipërisë. Në vend të një spoti të vetëm, fushata “Albania – A neë Mediterranean Love” (“Shqipëria – një dashuri e re mesdhetare”) i paraqitet publikut nëpërmjet tre spoteve të cilat do të transmetohen në rotacion. Imazhet e përdorura janë përzgjedhur nga filmime thuajse në mbarë vendin. Të treja spotet së bashku japin një peizash të plotë dhe harmonik të asaj që turistët e huaj zbulojnë në Shqipëri, një destinacion të ri mesdhetar me trashëgimi kulturore tepër të pasur dhe natyrë të larmishme dhe magjepsëse, duke e bërë këtë në mënyrë të thjeshtë dhe të natyrshme, ashtu siç duhet të jetë një eksperiencë e vërtetë udhëtimi. Ritmi i imazheve është i gjallë dhe plot energji, duke u përforcuar edhe nga muzika me tone dhe jehonamesdhetare e kompozuar nga Gent Lako.
Netëorku CNN, ku do të transmetohet spoti publicitar, mbulon një audiencë prej mbi 44 milionë e 200 mijë njerëz, me target që përfshijnë grupmoshat 25 deri 55 vjeç.
Reklama u prodhua nga kompania holandeze CCCP Rotterdam (Creative Content and Concept Productions). Ajo njihet si një ndër kompanitë avantgardiste në Europë të prodhimit të reklamave dhe aktualisht është kontraktuar për të prodhuar fushatën publicitare të “Rotterdam – Kryeqyetet Europian i Rinisë 2009”.
Ndërsa drejtori artistik i projektit, Andre Platel, është autor i disa librave mbi kulturën moderne, si “Symbol Soup”, “ The Tale of Red and Orange”, “Margeting: inventing a different marketing language”. Aktualisht po punon për një dokumentar dhe libër që përshkruan ngritjen e një “shoqërie të ndërgjegjshme”. Transmetimi i spoteve (në total 133 njësi) do të fillojë nesër, do të vijojë për të gjithë muajin, dhe do të përfundojë në javën e parë të majit. Spotet do të transmetohen prej orës 0.9.00 deri në 24.00. Ky spot është prodhuar me kërkesën e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Enti Kombëtar i Turizmit.