Komisioneri i Qeverisë përçan PS
Kandidatura e Flora Çabejt si Komisioneren për Mbrojtjen e të Dhënave Personale sjell përçarje mes deputetëve socialistë në komisionin e Ligjeve.
BLEDAR HOTI
Socialistët Bashkim Fino dhe Pandeli Majko kanë pasur qëndrime të ndryshme, në lidhje me plotësimin e kritereve të kësaj kandidature në komisionin parlamentar të Ligjeve. Socialisti Fino ka deklaruar se kandidatura e paraqitur nuk plotëson dy prej kritereve të ligjit, për përvojën si juriste dhe për veprimtari të shquar. "Ne si komision duhet të vërtetojmë zbatimin e nenit 35 të ligjit "Për mbrojtjen e të dhënave personale". Kriteret e përzgjedhjes së komisionerit janë arsimi i lartë juridik, njohuri dhe veprimtari të shquar në fushën e të drejtave të njeriut, të shquhet për aftësi dhe figurë të pastër etiko-morale dhe të ketë vjetërsi profesionale juridike jo më pak se 10 vjet. Nga CV e zonjës nuk më shkojnë mua vjetërsi profesionale e pikës ç të nenit 35. Nuk plotësohen si kriter. Neni 35, germa b, komisioneri ka njohuri e veprimtari të shquar në fushën e të drejtën dhe lirive themelore të njeriut. Të cilin unë nuk e shoh në CV-në e paraqitur", deklaroi Fino. Qëndrimi i tij është kontestuar nga ana e socialistit Pandeli Majko. Ish-ministri i Mbrojtjes e ka vlerësuar kandidaturën e paraqitur dhe se ajo vjen si propozim i qeverisë dhe se ndasi politike maxhorancë dhe opozitë do të ketë këtu. "Ajo është një arkitekte e shquar, është anëtare e kryesisë së Shoqatës së Grave Juriste dhe e Amnisty International. Besoj se në këtë pikëpamje mund të ndajmë opinione të natyrave të ndryshme, por edhe një herë këtu mund të them se diskutimet që bëri Fino këtu, nuk kanë të bëjnë me probleme të cilësive të individit. Nganjëherë do të hyjmë dhe në cilësitë e individit e çështje politike dhe këtu mbyllet çështja", deklaroi Majko. Ai theksoi se "Propozimi vjen nga qeveria dhe besoj se mirëkuptohemi, se këtu është çështje politike, ndahemi politikisht dhe mirëkuptohemi. Ajo vjen nga një familje e nderuar". Por Fino kërkoi me insistim ndërhyrjen, duke theksuar se qëndrimi i tij nuk ka të bëjë fare me politikën. "S'kam asgjë me CV-në e zonjës, ashtu siç mund të ketë askush me CV-në time. Ky është edhe defekt i ligjit si mund të përcaktojmë juriste e shquar, s'ka të bëjë fare me politikë këtu siç e thotë Majko", deklaroi Fino. Kundër kandidaturës së paraqitur ishte dhe deputeti i LSI-së, Spartak Braho. Ai theksoi se nuk është kundër si person, por se ajo nuk plotëson kriteret e paraqitura dhe nuk është e shquar në veprimtarinë e saj. Por një gjë e tillë është kontestuar nga ana e kryekomisionerit Ilir Rusmali. "Zonja Çabej ka qenë një nga gjyqtaret më të spikatura dhe më të ndershme të Gjykatës, këtë e dinë edhe një pjesë e deputetëve këtu. Unë mendoj se mund ta votojmë me konsensus ashtu siç kemi punuar deri tani. Ka qenë një nga gjyqtaret e spikatura të Tiranës, e dalluar nga masa. I shquar njeriu në këto punë mund të jetë, nuk mund t'i kërkojmë zonjës që të na thyejë rekordin botëror në garën e 100 metërshit. Vendimet e marra i ka pas të pacenueshme", deklaroi Rusmali. Kandidatura e paraqitur nga qeveria, Çabej ka kryer Fakultetin si Arkitekturës në vitin 1973 dhe nga 1993-1994 ka kryer studimet në Fakultetin e Drejtësisë.