E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shqipëria vend transit për heroinën”

• Shqipëria, shërben si një vend transit për trafikun e heroinës nga vendet e Azisë Qendrore në Evropën Perëndimore.ADI SHKEMBIKjo bëhet e ditur në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë gjatë vitit 2007. Në raportin e përvitshëm të këtij organizmi bëhet e ditur se qeveria po i lufton me agresivitet elementët kriminalë, teksa shtohet se kapja e heroinës ka rënë disi ndërsa kapja e drogave të tjera mbeti e lartë. Lidhur me sigurinë që ofron Shqipëria në raport thuhet se "portet, kufijtë jo shumë të ruajtura tokësore, së bashku me një polici dhe dogana të financuara e menaxhuara keq dhe me mangësi në pajisje, e bëjnë Shqipërinë një vend të lakmueshëm transit për trafikantët që transportojnë droga në Evropën Perëndimore. Përveç kësaj marijuana prodhohet brenda vendit për tregjet në Evropë, kryesisht në Itali dhe Greqi". Sipas dokumentit të SHBA-së gjatë pjesës së parë të vitit 2007 ka pasur rekord të heroinës së konfiskuar pas hetimeve në Tiranë nga Antidroga. "Grupet e krimit të organizuar vazhdojnë ta përdorin Shqipërinë si pikë tranziti për drogat dhe kontrabanda të tjera, për shkak të pozitës strategjike gjeografike të vendit, dobësisë së shtetit ligjor dhe sistemit të pa reformuar gjyqësor, si edhe kufijve lehtësisht të depërtueshëm. Shqipëria është pikë tranziti për heroinën që vjen nga Afganistani, përmes rrugës së Ballkanit Turqi-Bullgari-Maqedoni-Shqipëri pastaj në Itali, Mal të Zi, Greqi dhe pjesën tjetër të Evropës Perëndimore", vijohet më tej në raport.KorrupsioniEdhe fenomeni i korrupsionit vazhdon të etiketohet si një nga problemet më të mëdha të Shqipërisë në raportet ndërkombëtare. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit në përpjekjet e qeverisë për të luftuar korrupsionin, Tirana zyrtare ka ratifikuar konventën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit. "Korrupsioni mbetet një problem me rrënjë të thella në Shqipëri. Pagat e ulëta, ryshfetet dhe rrjetet e lidhjeve të ngushta sociale në Shqipëri e vështirësojnë luftën ndaj korrupsionit në polici, gjykata dhe dogana. Në kuadër të përpjekjeve antikorrupsion, Shqipëria ratifikoi Konventën e OKB-së kundër korrupsionit. Në vitin 2007 policia dhe gjyqësori u bënë më aktive në hetimin e zyrtarëve të qeverisë dhe personelit të rendit për korrupsion. 304 persona janë hetuar për akuza korrupsioni dhe 191 prej tyre kanë dalë para gjykatës, nga të cilët 130 janë dënuar, 55% më shumë se viti 2005", thuhet më tej në raport. Në të njëjtën kohë, theksi vihet edhe te disa arrestime që janë ndërmarrë në vitin 2007, përfshi këtu edhe zv.ministrin e Punëve Publike, Nikolin Jaka. Një tjetër problem i raportit të DASH është ai i politizimit të lartë në të gjitha nivelet e qeverisjes së vendit, përfshi këtu edhe administratën civile. Sipas DASH shumë punonjës që i nënshtrohen kualifikimit bëhen objekt largimi nga detyra tranzicioneve politike. "Ky problem ishte veçanërisht i mprehtë në Policinë e Shtetit pas zgjedhjeve lokale të vitit 2007. Mes viteve 2005-2006, pothuajse 90 për qind e shefave të pikave kryesore kufitare u transferuan ose u zëvendësuan", theksohet më tej në raport.Raporti i Departamentit të Shtetit• Shqipëria, shërben si një vend tranzit për trafikun e heroinës nga vendet e Azisë Qendrore në Evropën perëndimore. Në vitin 2007, kapja e heroinës ra disi, ndërsa kapja e drogave të tjera mbeti e lartë. Qeveria e Shqipërisë, në përgjigje të trysnisë dhe me ndihmë ndërkombëtare, po i lufton më me agresivitet elementët kriminalë, por puna e saj vazhdon të pengohet nga mungesa e burimeve dhe përhapja e madhe e korrupsionit. • Portet, kufijtë jo shumë të ruajtura tokësore, së bashku me një polici dhe dogana të financuara e menaxhuar keq dhe me mangësi në pajisje, e bëjnë Shqipërinë një vend të lakmueshëm tranzit për trafikantët që transportojnë droga në Evropën Perëndimore. Përveç kësaj marijuana prodhohet brenda vendit për tregjet në Evropë, kryesisht në Itali dhe Greqi. • Qeveria, ka ndërmarrë disa hapa kundër korrupsionit si: Miratimi i ligjit "Për Parandalimin e Konflikteve të Interesave" dhe nxjerrja e një afati kohor për zbatimin e tij. Po ashtu vëzhgimi nga ana e shoqërisë civile i ka rritur shpresat se korrupsioni do të bjerë. Qeveria nxori jashtë ligjit qarkullimin e gomoneve dhe disa llojeve të tjera mjetesh lundruese në të gjitha ujërat territoriale për një periudhë prej tre vjetësh, gjë që duket se e ka pakësuar lëvizjen e drogave përmes mjeteve të vogla të lundrimit veçanërisht në Itali. • Policia shqiptare vazhdoi të shënojë përparim në operacionet kundër narkotikëve. Sasia e drogës së kapur si nga Italia, ashtu edhe Greqia ka rënë, ç'ka do të thotë se Shqipëria ka pasur sukses në përpjekjet e saj. Bashkëpunimi ndërkombëtar u rrit, përfshirë operacione të përbashkëta me autoritetet italiane, maqedonase, greke dhe turke.• Gjatë pjesës së parë të vitit 2007 ka pasur rekord të heroinës së konfiskuar pas hetimeve në Tiranë nga Antidroga. • Korrupsioni mbetet një problem me rrënjë të thella në Shqipëri. Pagat e ulëta, ryshfetet dhe rrjetet e lidhjeve të ngushta sociale në Shqipëri e vështirësojnë luftën ndaj korrupsionit në polici, gjykata dhe dogana. Në kuadër të përpjekjeve antikorrupsion, Shqipëria ratifikoi Konventën e OKB-së kundër korrupsionit. Në vitin 2007 policia dhe gjyqësori u bënë më aktive në hetimin e zyrtarëve të qeverisë dhe personelit të rendit për korrupsion. 304 persona janë hetuar për akuza korrupsioni dhe 191 prej tyre kanë dalë para gjykatës, nga të cilët 130 janë dënuar, 55% më shumë se viti 2005. • Duhet të theksohet se në vitin 2007, qeveria ka arrestuar disa zyrtarë nga administrata e Tatimeve dhe disa të tjerë nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, përfshi edhe një zv.ministër me akuzën e korrupsionit. • Trafikimi i narkotikëve në Shqipëri vazhdon të jetë një nga tregjet më të zhvilluara ilegale. Grupet e krimit të organizuar vazhdojnë ta përdorin Shqipërinë si pikë tranziti për drogat dhe kontrabanda të tjera, për shkak të pozitës strategjike gjeografike të vendit, dobësisë së shtetit ligjor dhe sistemit të pa reformuar gjyqësor, si edhe kufijve lehtësisht të depërtueshëm. Shqipëria është pikë tranziti për heroinën që vjen nga Afganistani, përmes rrugës së Ballkanit Turqi-Bullgari-Maqedoni-Shqipëri pastaj në Itali, Mal të Zi, Greqi dhe pjesën tjetër të Evropës Perëndimore. • Qeveria e Shqipërisë vazhdon të mirëpresë ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës Perëndimore. Shtetet e Bashkuara po i intensifikojnë aktivitetet në fushat e rendit dhe reformës ligjore. Një nga problemet e hasura lidhur me ndihmën në kualifikim, është politizimi i lartë në të gjitha nivelet e qeverisjes që sjell si rezultat mungesën e një administrate civile të fortë, kështu që shumë punonjës që i nënshtrohen kualifikimit, bëhen objekt largimi nga detyra gjatë tranizicioneve politike. Ky problem ishte veçanërisht i mprehtë në Policinë e Shtetit pas zgjedhjeve lokale të vitit 2007. Mes viteve 2005-2006, pothuajse 90 për qind e shefave të pikave kryesore kufitare u transferuan ose u zëvendësuan. Në shumë raste, personeli i ri nuk kishte përvojë të mëparshme, kualifikimin e duhur, apo një ide të qartë të funksionimit të kufirit.• Shqipëria ka bërë përparësi në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut dhe policia po e rrit rolin në operacionet kundër narkotikëve. Dëshira e Shqipërisë për të hyrë në Bashkimin Evropian dhe NATO vazhdon të përbëjë shtysë për qeverinë për të zbatuar reforma, por natyra e përçarë e politikës shqiptare dhe zhvillimi i ngadaltë i shoqërisë civile e kanë penguar përparimin. Shtetet e Bashkuara së bashku me Bashkimin Evropian dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë do të vazhdojnë të punojnë me qeverinë për të bërë përparim në luftën kundër trafikut të paligjshëm të drogës, për të përdorur me efektivitet në ndihmë të strukturave të rendit dhe për të mbështetur reformën ligjore.Balla: Qeveria e paaftë të luftojë korrupsioninKryetari i komisionit të Jashtëm të Asamblesë Kombëtare Socialiste, Taulant Balla, akuzoi qeverinë për paaftësi në luftën e saj kundër korrupsionit. Reagimi erdhi pas interesimit të mediave rreth raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Sipas tij, qeveria me drejtimin që ajo i bën shtetit është e pazonja për integrimin e vendit në NATO dhe BE. "Me plot gojën them se qeveria ka dështuar plotësisht në prioritetet kryesore që lidhen me integrimin e Shqipërisë në NATO e BE. Shqipëria ende nuk ka një progres të dukshëm të ndalimit të trafiqeve ilegale atë të njerëzve, lëndëve narkotike dhe sigurisht kjo qeveri është e paaftë të garantojë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO", tha Balla. Në një raport të ri të nxjerrë për këtë vit, Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur se, vendi ynë ka bërë përmirësime në luftën kundër krimit të narkotikëve dhe krimit financiar, por përsëri përpjekjet pengohen nga korrupsioni, mangësitë profesionale në strukturat e rendit, sistemi i pareformuar gjyqësor dhe ekonomia informale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›