E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA-FIFA, të mos kryhet auditimi

• UEFA dhe FIFA nuk ndryshojnë opinion në lidhje me Federatën Shqiptare të Futbollit.Organizmat më të larta të futbollit evropian dhe botëror ka insistuar sërish në mos kryerjen e auditimit në Federatën tonë nga ana e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Letra e dërguar nga ministri Ylli Pango tek UEFA dhe FIFA duket se nuk i ka bindur drejtuesit e këtyre institucioneve që kanë përgatitur një raport në lidhje me këtë çështje për ta shqyrtuar në komitetin ekzekutiv më 14 mars të këtij viti. UEFA dhe FIFA prej kohësh i kanë kërkuar qeverisë shqiptare që të mos e kryejnë auditimin në FSHF, pasi kjo e fundit konsiderohet një institucion jopublik dhe si i tillë auditimi nga qeveria nuk është e lejueshme. Në të njëjtën kohë, UEFA dhe FIFA kanë kërkuar që të gjenden prova bindëse për të gjitha akuzat e bëra përpara disa muajsh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›