“Shqiponjat” duan edhe Tiranën
“Shqiponja” është grupi i parë “rep” në Ulqin, i krijuar në nëntor të vitit 2007, i cili përbëhet nga 2 djem, Granit Mehmeti dhe Gjergj Lulaj. Djem të moshës 16 dhe 18 vjeç, që për emër arti mbajnë Xhibo dhe The Prick, janë shfaqur për publikun fuqishëm me katër këngë energjike. “Në këngët tona, të cilat janë tepër ritmike, flitet për muzikën, shoqërinë, dashurinë etj”, - thotë Mehmeti, i cili shton se ndihen mirë me emrin e grupit sepse siç thotë ai, “kështu identifikohemi me simbolin e flamurit kombëtar”.
Ndërkohë këngët e grupit “Shqiponja” të realizuara deri tani: “Me zemër”, “Vetna”, “Kena”, Kqyr ça po ndodh”, dhe me elemente komike janë pritur mirë nga të rinjtë ulqinakë. Por duket se dëshira e tyre është të jenë të pranishëm edhe në jetën muzikore të Shqipërisë. “Duam të marrim pjesë në 'Këngën Magjike' dhe në 'Top Fest', ku mendojmë të paraqitemi me një këngë të re”, - thotë Mehmeti, i cili studion në vitin e katërt në gjimnazin e qytetit, por që gjatë muajve të verës punon në një nga hotelet e qytetit të lashtë ilir, shtrirë buzë Adriatikut, i katërfishuar në këto ditë të nxehta.
Granit Mehmeti ose Xhibo, i cili ka lindur në Prishtinë dhe që prej 16 vitesh jeton në Ulqin, shprehet se i pëlqen shumë Tirana, por ajo që më shumë ka për zemër është muzika që bëhet në kryeqytetin shqiptar, pjesë e së cilës do të jetë edhe ai me grupin e tij./f.n/ b.k/