E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptaret, 60$ ne vit shpenzime, per internet e kompjutera Eglantina Nasi

Nje qytetar shqiptar, shpenzon mesatarisht 60 dollare ne vit per te blere pajisje kompjuterike apo elektronike, si edhe per te patur internet. Nje fakt te tille e pohon nje raport i fundit mbi teknologjine informative, sipas te cilit Shqiperia, ka siguruar nje ecuri te moderuar te tregut te pajisjeve IT. Keshtu, sipas listimit boteror nga IDC, ne vendin tone gjate vitit te kaluar, ne total ky treg eshte rritur me nje shume rreth 200 milione dollaresh. Tregues ky, i cili perkon me nje nivel progresiv prej 5.5%, krahasuar me te dhenat e vitit pararendes, 2010. Ne kete aspekt, drejtuesit e raportit e cilesojne pozitive kete ecuri te Shqiperise, duke e lidhur ate edhe me investimet qe ka bere qeveria shqiptare ne drejtim te teknologjise se informacionit. "Shqiperia eshte duke krijuar nje mundesi te madhe per zhvillimin e tregut te IT-se", - pohon drejtori i "IDC"-se, Boris Zitnik. Me tej, raporti ne fjale ka parashikuar, se per vitin 2012, shpenzimet e shqiptareve per pajisjet teknologjike dhe informatike do te njohin nje rritje te tyre prej 2.5%. Dhe ne teresi, tregu i IT-se si i tille, deri ne vitin 2012, do te zgjerohet me nje norme vjetore prej 2.1%. Ne kete menyre, ekspertet kane perllogaritur se ne vitin 2016, shpenzimet e shqiptareve per te blere kompjutera, laptope, apo pajisje te tjera qe kane lidhje me boten e internetit, do te arrijne deri ne nivelin prej 212 milione dollaresh. Nje shifer e konsiderueshme kjo, po te mendojme se vetem pak vite me pare, tregu i teknologjise se informacionit njihte nivele shume te uleta. Nga ana tjeter, te dhenat e detajuara te raportit ne fjale, tregojne se shumica e segmenteve te teknologjise se IT-se ne vendin tone, gjate vitit 2011, u zgjeruan me sherbime dhe "softuare" qe e tejkalojne mesataren e pergjithshme te ketij tregu. Nderkaq, edhe ne Samitin Boteror mbi Shoqerine e Informacionit, qe u zhvillua pak muaj me pare, Shqiperia u vleresua si nje nga vendet me ecuri te larte ne aplikimin e teknologjive te reja. Ashtu sic ne fakt e ka vleresuar edhe raporti me i fundit i "World Economic Forum" per teknologjine, i cili e listoi vendin tone me shume vende para, ne krahasim me renditjen e vitit te kaluar, pikerisht per rezultatet konkrete, ne ecurine e projekteve te dixhitalizimit te shoqerise ne teresi.

Investimi ne IT, sa 6.3% e vendeve te Bashkimit Europian

Megjithese me ecuri mjaft te larte, norma e investimit te shqiptareve ne sektorin e pajisjeve informatike dhe atyre teknologjike, rezulton te jete ende inferiore ndaj nivelit mesatar te saj ne rang europian. Keshtu, te dhenat me te fundit, se ajo korrespondon me nje norme prej 6.3% te mesatares qe nje europian shpenzon per internet, apo pajisje ne funksion te tij, si kompjuter apo laptop. Ndersa, per rajonin e Europes Lindore apo Ballkanin, kjo norme rezulton te jete edhe me poshte se mesatarja e saj, e cila, sipas shifrave me te fundit te publikuara, rezulton te jete 145 dollare ne vit.

Ne Kosove, cdo familje ka kompjutera e laptope

Kompjuteret, laptopet apo IPad-et, jane pajisje elektronike te cilat i ka pothuajse cdo familje ne Kosove. Nje fakt i tille citohet ne raportin me te fundit mbi ecurine e tregut te pajisve IT, i cili e citon Kosoven si nje vend qe gjeneron shume te ardhura prej tij. Konkretisht, kjo shifer ka qene ne nivelin prej 125 milione dollaresh, gjate vitit 2011. Ndersa, thuhet se mesatarisht ne vit, shpenzimet per teknologji informative, duke perfshire internetin dhe blerjen e pajisjeve elektronike, per cdo banor ne Kosove, arrijne deri ne 70 dollare. Shifer kjo, madje edhe me e larte se ajo e vendi tone, e cila ishte 60 dollare ne vit. Nga ana tjeter, raporti citon rritje te te ardhurave nga ky treg, ne nivelin prej 2.6%, dhe deri ne vitin 2016, nje perfitim te ardhurash deri ne nivelin prej 154 milione dollaresh. Ne kete aspekt, edhe ky vend cilesohet me nje ecuri mjaft progresive, ne lidhje me treguesin e teknologjise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›