Shqiptarët-SHBA, kriminaliteti Shqiptar në Nju Jork në rritje
Nju Jork - Grupe të organizuara kriminale shqiptare zhvillojnë veprimtarinë e tyre në Nju-Jork të Shteteve te Bashkuara të Amerikës, duke kryer shkelje të renda. Një deklaratë e tillë erdhi nga prokurori i Manhatanit, Majkëll Garsia. “Mund të theksohet si dukuri karakteristike ajo që grupet ekstremiste kriminale shqiptare gjatë periudhës së fundit në mënyrë gjithnjë e më aktive paraqiten në qytet. Tani për tani ende nuk mund të themi se ata dominojnë, por kryejnë shkeljet më të renda”, theksoi Garsia. “Korridori Ballkanik, sipas mendimit të ekspertëve, siguron prej 25 deri 40 për qind të tregut të zi të heroinës në SHBA. FBI në këtë raport thekson se mafia shqiptare në SHBA vendos ne mënyrë graduale nën kontroll biznesin kriminal, duke ushtruar trysni mbi mafien italiane, greke dhe aziatike. Statistika zyrtare tregon se vetëm në Nju Jork, jetojnë rreth 150 mijë shqiptarë, emigrantë nga Kosova, Maqedonia, i Zi dhe Shqipëria.
Plagoset emigranti shqiptar në Greqi, dyshohen trafikantë
JANINË- Një emigrant shqiptar është plagosur nga trafikantet e drogës ne Greqi ne kufi me Shqipërinë. Burime policore në Greqi bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Janinës kur emigranti me një grup shokësh po tentonte të kalonte në mënyrë të paligjshme kufirin. Por, disa metra me tej një grup trafikantësh dhe ata më kombësi shqiptare po fusnin në errësirë drogë në tokën greke. Pasi pandehën se kishin të bënin më policinë greke, trafikantët kanë qëlluar në drejtim të refugjatëve dhe kanë plagosur emigrantin shqiptar me inicialet N. L. Kanë qenë shokët që e morën emigrantin shqiptar dhe e kanë çuar në një stan pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Bariu lajmëroi policinë greke dhe ambulancën e cila beri transportin e emigrantit shqiptar. Mësohet se plaga nuk ka qenë e rende dhe emigranti ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq policia është vënë në lëvizje për të gjetur trafikantët që për pak desh i morën jetën shqiptarit.
3 Qershor 2008