Shqiptarët borxh tek CEZ, 300 milionë euro
Shqiptarët kanë rreth 300 milionë euro borxhe të çekët e CEZ shpërndarje. Borxhin prej 32 miliardë lekësh e njoftuan dje burimet zyrtare të kompanisë në një takim me median, kur prezantuan printimin e faturave të energjisë elektrike online. “Edhe pse po punojmë shumë dhe po përdorim të gjitha mjetet e mundshme për të arkëtuar, nga ndërprerjet dhe deri çuarjen në gjyq të atyre që nuk paguajnë ende, arkëtimet janë të ulëta. Kjo performancë e dobët po ndikon edhe në shpejtësinë e investimeve tona, për përmirësimin e rrjetit”, është shprehur Alesh Konrad, drejtues i CEZ. Ritmi i borxheve është rritur që nga 2007-a, kur shpërndarja u nda nga prodhimi për t’u privatizuar më pas.
“Borxhi total që na është krijuar që nga 1 janari 2007 llogaritet në rreth 32 miliardë lekë, nga të cilët 5 miliardë janë fatura të papaguara nga institucione publike, buxhetore ose jobuxhetare”, theksoi Konrad. Për të përmirësuar arkëtimet, CEZ shpërndarje inaguroi sot një shërbim të ri për klientët e vet, të quajtur e-bill. Në kuadër të përmirësimit të shërbimit të vet, kompania tani u ofron klientëve të vet mundësinë për ta parë dhe printuar faturën online. “Sigurisht, ne jemi të vetëdijshëm që ky lloj shërbimi krijon lehtësira vetëm për përdoruesit e internetit dhe kjo është një nga arsyet se pse ne do vazhdojmë të punojmë më shumë në mënyrë që klientët t’i marrin faturat e printuara në kohë,” tha Drejtor i Shitjeve i CEZ Albania, Ales Konrad. “Për shkak të problemeve në infrastrukturë që ka Shqipëria, si mungesa e një sistemi të saktë adresash dhe kutive postare, na është dashur të gjejmë alternativa të tjera për klientët tanë” sqaroi ai. E-bill është një shërbim që çdo përdorues interneti mund ta përdore fare thjeshtë. Gjendet në faqen zyrtare të CEZ Shpërndarje www.cez.al dhe pasi klienti regjistrohet, duke dhënë disa elemente identifikuese, sistemi gjeneron një emër përdoruesi dhe një fjalëkalim, të cilat janë unike për çdo klient. Elementet identifikuese janë numri i kontratës dhe emri i agjencisë. Pas regjistrimit, klienti ka mundësinë të shohë online konsumin e vet mujor dhe të printoje një kopje, përpara se kompanitë e shpërndarjes të kontraktuar nga kompania t’ju sjellin në shtëpi faturën e printuar e në zarf. CEZ Shpërndarje rikujton se u ofron klientëve të vet disa mundësi për pagesën e faturës mujore, si psh. Direct Debit, bankat, degët e Postës Shqiptare, arkat e CEZ Shpërndarje, si edhe Qendrat e Kujdesit ndaj Klientit. CEZ njoftoi se, qendrat e kujdesit ndaj konsumatorit do të pajisen me një staf të orientuar dhe trajnuar konsumatorësh dhe do të mbulojnë çështjet e sigurimit, që kanë lidhje me arkëtimin e parave p.sh. raste fiskale, bokset e sigurisë, kamerat e sigurisë, roje që ruajnë transfertat e parave etj. Me qëllim për të përmirësuar kërkesat dhe mbajtjen e klientëve më kryesorë të korporatës, ekipi i korporatës së shitjeve u krijua rishtas në vitin 2010, duke përdorur praktikat më të mira të metodës së menaxhimit standard dhe të rëndësishëm të kontabilitetit. Menaxherët më të përkushtuar dhe më të rëndësishëm do të sigurojnë çështjet teknike, kontraktuese, përmirësimit, arkëtimit dhe kërkesave që kanë lidhje me klientët kry.