Shtatorja e Skënderbeut, inaugurim në Peshkopi
10/06/2009 E punuar në bronz prej skulptorit Sadik Spahija, është e lartë 3.3 metra dhe është vendosur në një bazament mermeri 1.5 metra. Shtatorja e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut është inauguruar paraditen e djeshme në Peshkopi, pas një pune njëvjeçare për realizmin e saj. Ngjarja është shoqëruar edhe me një koncert festiv, nismë e Bashkisë së qytetit të Peshkopisë, ndërkohë që ishin të pranishëm shumë njerëz nga e gjithë krahina e Dibrës, nga Kosova, Tetova, Gostivari, por dhe Tirana.