E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kujtim Prodani, homazh në 20-vjetorin e të atit

10/06/2009  “Me sytë nga dera”

“Me sytë nga dera” titullohet albumi i ri muzikor i kantautorit Kujtim Prodani, i hedhur në treg pas albumit "I‘m from Albania". I promovuar dje në një ditë simbolike për të: në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të të atit, artistit Agim Prodani, albumi vjen si një homazh kushtuar jetës dhe krijimtarisë së tij.

Ky album, i dyti në krijimtarinë e tij, është realizuar gjatë një pune trevjeçare mes Austrisë dhe Tiranës. Balada, pop, këngë humoristike duket se janë një lloj ditari i jetës së vetë Prodanit.

Për realizimin e tyre ka bashkëpunuar me poetë të ndryshëm, si Arben Duka, Maklena Çabej, Armand Trebicka, Kujtim Boriçi apo Ervin Hatibi. Albumi merr emrin nga një këngë e tij. Shumë shpejt kjo këngë do të shoqërohet edhe me një videoklip, që do të realizohet nga regjisori Gjergj Xhuvani. Ndërkohë Prodani premton edhe për një videoklip të dytë në vjeshtë, që do të shoqërojë një këngë tjetër të albumit, "Sara".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›