Superhajduti vjedh shtëpinë e pushuesit
TIRANE - I cilësuar si një ndër të miturit me dhjetëra precedentë në krimet e vjedhjes së pasurisë, Markelian C., vetëm 13 vjeç, ka realizuar krimin e tij të radhës.
Ai ka hyrë në një banesë në Golem të Kavajës dhe ka mundur të marrë që andej plot 500 mijë lekë të reja. Autori i vjedhjes, sipas burimeve të policisë, është identifikuar nga gjurmët në vendin e ngjarjes ku kishte marrë 500 mijë lekë të reja që i përkisnin një pushuesi nga Tirana. Pasi ka hyrë në shtëpinë e personit që pushonte buzë Adriatikut, në zonën e quajtur “Pishat e Buta”, i mituri ka vazhduar i qetë të shpenzojë dhe të qerasë pa fund me paratë që kishte vjedhur. Kur i zoti i shtëpisë së marrë me qira është kthyer në banesë, lekët kishin kohë që ishin shpenzuar prej 13-vjeçarit Markelian C. Pas dërgimit të gjurmëve të administruara për krahasim, policia ka mësuar se autori ishte Markelian C., i dyshuar si autor i më tepër se 300 vjedhjeve, duke “vizituar” më tepër se 200 herë ambientet e ndryshme policore. Për rastin e fundit, policia edhe pse ka identifikuar dhe gjetur autorin, për të dëmtuarin pak shpresë ka se ai mund të gjejë sërish paratë e humbura. I mituri është kthyer në një problem të vërtetë për strukturat e policisë, të cilat e arrestojnë atë pas çdo vjedhje, por detyrohen ta lirojnë për shkak të moshës së mitur. d.b