E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptarët jetojnë në një vend me jod dhe nuk dinë se si ta marrin atë

Të jetosh në një vend të mbushur me jod dhe të mos dish ta marrësh ndodh vetëm në Shqipëri. Një vend me një vijë bregdetare aq të gjatë sa vendi jonë është i ngopur me jod mjafton ta dish këtë fakt dhe të jesh i vetëdijshëm që të shkuarit në bregdet të ngop me jod. Një element shumë i rëndësishëm për shëndetin e çdo njeriu nuk njihet thuajse aspak në vendin tonë, nuk dihet se nga merret, për çfarë na shërben si dhe cilat janë pasojat e mungesës së tij. Ajo që është më e keqe akoma është fakti se jo vetëm qytetarët janë të painformuar për sa i përket jodit, ato që janë akoma më të painformuar janë vetë mjekët të cilët vetëm në pak raste dinë se si ti këshillojnë pacientët e tyre. Sipas specialistëve jodi është shumë i rëndësishëm për vajzat dhe gratë pasi mungesat e tij mund të shkaktojnë prapambetje mendore, shurdhim por edhe aborte. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, të cilët kanë testuar 2 mijë femra të moshës 15 deri në 49 vjeç,në gjithë vendin kanë dalë në konkluzionin se vetëm 21.9% e tyre kishin informacion për ushqimet e pasura me jod dhe vetëm 9 % e mjekëve në gjithë vendin u japin këshilla pacientëve për llojet e ushqimeve që duhet të konsumojnë. Për të gjithë ato që nuk janë të informuar, specialistët sqarojnë se prodhimet e detit por edhe frutat dhe perimet si patatja, speci, domatja kanë sasi jodi. Çdo njeri, së bashku me ushqimet duhet të konsumojë 5 gram kripë të jodizuar. Mjekët tregojnë se mungesa e jodit në trupin e femrave shkakton abort por edhe lindje të parakohshme dhe në 2.6 % të rasteve sjell prapambetje mendore. 34% e femrave të pyetura mendojnë se kalimi i pushimeve në bregdet është një mënyrë e mirë për të marr jod dhe vetëm 13.2 % kanë deklaruar se është e domosdoshme përdorimi i kripës së jodizuar. Përdorimi i së cilës është shumë i rëndësishëm por duhet të tregohet kujdes në ruajtjen e saj, dhe përdorimi në gatim, pasi rezulton se 70.6% e jodit humbet gjatë përgatitjes së ushqimit. Mungesa e jodit është një ndër shkaktarët e zmadhimit të gjëndrës së tiroideve. Gjë e cila sipas specialistëve krijon një sërë sëmundjesh dhe problemesh shëndetësore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›