Socialistët-emigrantëve në Greqi: “Brenda vitit 2010, lëvizje e lirë”
Autori i Lajmit: red.
Me kërkesë të shoqatave të emigrantëve, deputetët socialistë Sadri Abazi, Taulant Balla dhe Rrapush Tola zhvilluan një takim të zgjeruar me emigrantë shqiptarë të Dibrës, Librazhdit dhe Matit, të cilët punojnë dhe jetojnë në Athinë dhe në zonat përreth saj. Gjatë këtij takimi, të mbajtur në hotel “Akropoli” në sheshin “Omonia”, deputetët diskutuan me emigrantët për shqetësimet dhe problemet e tyre. Përfaqësues të emigrantëve, të cilët morën fjalën gjatë këtij takimi, kërkuan nga autoritetet shqiptare marrjen e masave për lehtësimin e procedurave konsullore, burim i korrupsionit, në konsullatat shqiptare në Greqi. Gjithashtu, emigrantët kërkuan nga shteti shqiptar më shumë përpjekje dhe kontakte me shtetin grek lidhur me çështjen e pajisjes së emigrantëve me leje afatgjata qëndrimi, njohjen e viteve të punës në emigracion si pjesë e pensionit, hapjen e shkollave në gjuhën shqipe, hapjen e një qendre kulturore dhe të një zyre asistence juridike. Duke marrë fjalën në këtë takim deputeti i Dibrës, Sadri Abazi, u shpreh se Partia Socialiste e Shqipërisë pas 28 Qershorit do të fillojë një epokë të re të marrëdhënieve ndërmjet shtetit dhe emigrantëve, për të garantuar mbështetje dhe respektim të të drejtave të emigrantëve. “Është e vërtetë që shteti amë nuk mund t ju gjejë punë, sepse ju e keni gjetur vetë punën, por me çdo kusht shteti shqiptar duhet të mbrojë të drejtat tuaja”, - tha ai. Më tej gjatë takimit, deputeti Rrapush Tola vlerësoi rëndësinë e përfshirjes së emigrantëve në skemën e pensioneve, duke garantuar se me ardhjen e socialistëve në pushtet, brenda gjashtëmujorit të parë të qeverisjes, skema e pensionit për emigrantët do të jetë plotësisht funksionale. Ndërsa Balla premtoi se Qeveria socialiste e pas 28 Qershorit do të mundësojë lëvizjen e lirë të shtetasve shqiptarë në hapësirën e vendeve “Shengen”, brenda vitit 2010.
Ky lajm është publikuar: 07/04/2009