E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta në Krutje: “Plani ynë shpëton bujqësinë dhe ekonominë”

Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zhvilloi një takim me qindra banorë të komunës Krutje në Lushnjë. Duke folur për krizën e rëndë në të cilën ndodhet bujqësia aktualisht në Shqipëri, Meta u shpreh se sigurisht që bujqësia është kryetema e gjithë programit dhe planit të LSI-së për qeverisjen e ardhshme. “Në qoftë se bujqësia nuk del nga kjo krizë, Shqipëria nuk del nga kriza ekonomike, sepse janë 600 milionë euro që vijnë nga paratë që sjellin emigrantët tanë në Shqipëri, që shkojnë përsëri jashtë për të blerë ushqime”, - tha ai. Duke renditur më tej problemet e shumta të fermerëve, ai theksoi se kostoja e punës së tyre është shumë e madhe, ndërsa leverdia është pothuajse minimale për të mbijetuar. Meta u shpreh se bujqësia do të dalë nga kjo krizë e rëndë në të cilën ndodhet, vetëm duke zbatuar planin e LSI-së, për të forcuar rolin e shtetit dhe qeverisë me një program të qartë, i cili fillon që nga garancitë për sigurinë e farërave, dhe inputeve të tjera që shpesh skadojnë, te subvencionimi, siguria për grumbullimin e prodhimeve të tyre, apo tek ndërtimi i një industrie të tërë agropërpunuese në të gjithë vendin. “Po që të bëhen të gjitha këto kuptohet që shteti duhet t u japë garanci sipërmarrësve të caktuar, duhet të bëjë marrëveshje me bankat, sepse ato janë private dhe bankat nuk japin me dëshirë kredi për bujqësinë, sepse bujqësia është sektor me risk, por shteti të vendosë një fond garancie shtetërore për bankat që ato të çlirohen nga pasiguria dhe të japin kredi për të ndërtuar njësi të tilla agropërpunuese, dhe t u japë garanci këtyre sipërmarrësve në mënyrë që t i lehtësojë nga detyrimet që kanë”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 07/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›