E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH: Tarifat e shkollimit nuk janë zyrtarizuar

Autori i Lajmit: red.
Propozimet e Universitetit të Tiranës për tarifat e shkollimit për të tetë fakultetet e këtij universiteti për vitin e ri akademik 2009-2010 duket se kanë qenë tepër të larta. Në krahasim me një vit më parë, tarifat e shkollimit gati janë 5-fishuar, sidomos për Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, ku është propozuar tarifa prej 85 mijë lekësh. Pra, një student që do të ndjekë studimet në këtë fakultet do t i duhet të paguajë gati 5 herë më shumë se një vit më parë. Aktualisht, propozimet e fakulteteve janë dorëzuar pranë Ministrisë së Arsimit, e cila pas rishikimit do të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave. Do të jetë pikërisht ky i fundit që do të vendosë përfundimisht, se sa do të jenë tarifat përfundimtare të shkollimit për çdo fakultet. Por lidhur me këtë situatë MASH pohoi dje për “Ballkan” se këto janë vetëm tarifat e propozuara nga universitetet dhe se asgjë zyrtare nuk është vendosur nga vetë Ministria. Sipas burimeve zyrtare, Ministria e Arsimit ende nuk ka marrë një vendim definitiv as për tarifat dhe as për kuotat dhe se kjo do të bëhet publike, si çdo vit, pas shqyrtimit të propozimeve të universiteteve.
Ky lajm është publikuar: 23/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›