Të pastrehët, apartamentet që do të ndahen në 2010
Autori i Lajmit: red.
Pritet të ndërtohen 393 banesa sociale për 1300 të pastrehë
Banesat sociale për familjet pa shtëpi do të jenë gati në vitin 2010. Një pjesë e apartamenteve do të ndërtohen në verilindje të kryeqytetit, tek Fonderia Mekanike. Lista e parë e përfituesve do të përmbajë afërsisht 1300 persona. Sipas një projekti të Bashkisë së Tiranës janë planifikuar të ndërtohen 393 apartamente, në të cilat pritet të strehohen 1.300 persona.
Projekti
"Ndërtimi i këtyre banesave sociale, që pritet të jenë ndër investimet më të mëdha për të pastrehët në Tiranë, do të financohet 60% nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës, (CEB) dhe 40% nga fondet e Bashkisë së Tiranës", thanë më tej burimet. Të 393 apartamentet e reja do të shtrihen në një sipërfaqe prej 28 mijë metra katrorë, ku përfituesit e parë do të jenë banorët e ish-Uzinës së Autotraktorëve, që jetojnë në kushte të papërshtatshme në mjediset e brendshme të saj. Kjo përzgjedhje është bërë në bazë të ligjit të urbanizimit dhe sistemit të pikëzimit të bashkisë. Por nga ana tjetër Bashkia e Tiranës vendos edhe bonus qiraje për familjet që u prishën shtëpitë.
Bonusi
Shuma që do t u paguhet në muaj këtyre familjeve, varion nga 6 deri në 8 mijë lekë të reja për çdo muaj. Sipas statistikave, janë mbi 4000 familje në Tiranë pa shtëpi. Procedura e kërkon që çdo vit të merren kërkesat nga bashkitë për nevojat që kanë, ndërsa Enti Kombëtar i Banesave (EKB-ja), duke përllogaritur buxhetin e saj dhe hapësirat e vëna në dispozicion nga njësitë lokale, merr përsipër të nisë ndërtimin ose të blejë apartamente. Sipas ligjit, bashkitë janë të detyruara të vendosin në dispozicion të EKB-së, hapësira të lira për ndërtimin e banesave sociale për t u ardhur në ndihmë të pastrehëve. Për vitin, që kaloi krahas Tiranës, janë vënë në dispozicion disa sheshe të lira për ndërtime në qytetet kryesore të vendit. Midis tyre janë gjashtë sheshe ndërtimi në Durrës, tre në Shkodër, katër në Korçë etj. Këto sheshe janë të pajisura që të gjitha me dokumentacionin e nevojshëm që i hapin dritën jeshile ndërtimit të banesave sociale. Sipas të dhënave, të gjitha apartamentet që u ndërtuan në vitin 2007, koston minimale për metër katror e kishin 27 mijë lekë, pa përfshirë këtu koston për hipotekimin etj. Një familje e pastrehë paguan për 25 vjet shlyerje një këst mujor nga 7 deri në 9 mijë lekë të reja. Po ashtu, një apartament 2+1 kushton rreth 2.2 milionë lekë, ndërsa një apartament 1+1 kushton rreth 1,6 milionë lekë.
Kriteret
Sipas burimeve nga Bashkia e Tiranes, kriteri kryesor është mospasja e një banese në pronësi dhe natyrisht të ardhurat e pamjaftueshme mujore për blerjen e një apartamenti, marrjen e një kredie apo pagesën e qirasë. Aplikimi kryhet nëpërmjet një formulari tip, i cili u shpërndahet të gjitha njësive bashkiake të Tiranës, ku i interesuari figuron i regjistruar, ose në Zyrën e Informimit me Qytetarët pranë bashkisë. Përveç plotësimit të formularit tip, qytetari i interesuar duhet të ketë dhe një dokumentacion të detajuar me 21 kërkesa, duke përfshirë certifikatën e personit, atë të përbërjes familjare, vendbanimin në minibashkinë ku kërkohet strehimi dhe për të ardhurat e familjes. Një vend të rëndësishëm zë edhe dokumentacioni i dhënë nga punëdhënësi për detyrën që kryen dhe të ardhurat e aplikantit, i derdhjes së kontributeve në sigurimet shoqërore dhe vërtetim nga zyra ekonomike e minibashkisë së cilës i përket, nëse përfiton nga programi i ndihmës ekonomike. Mësohet se bashkia është akoma në fazën e regjistrimit të të gjithë formularëve të strehimit me qëllim rikategorizimin e të pastrehëve në Tiranë.
Somario
Të 393 apartamentet e reja do të shtrihen në një sipërfaqe prej 28 mijë metra katrorë, ku përfituesit e parë do të jenë banorët e ish-Uzinës së Autotraktorëve, që jetojnë në kushte të papërshtatshme në mjediset e brendshme të saj.
“Një vend të rëndësishëm zë edhe dokumentacioni i dhënë nga punëdhënësi për detyrën që kryen dhe të ardhurat e aplikantit, i derdhjes së kontributeve në sigurimet shoqërore dhe vërtetim nga zyra ekonomike e minibashkisë së cilës i përket, nëse përfiton nga programi i ndihmës ekonomike. Mësohet se bashkia është akoma në fazën e regjistrimit të të gjithë formularëve të strehimit me qëllim rikategorizimin e të pastrehëve në Tiranë”
Ky lajm është publikuar: 23/04/2009